Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani mori "Medaljen e Kalorsit" nga Fondacioni Ndërkombëtar Raoul Wallenberg

Diaspora

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani mori "Medaljen e Kalorsit" nga Fondacioni Ndërkombëtar Raoul Wallenberg

Nga: Nga Beqir SINA, New York City Më: 7 maj 2015 Në ora: 00:26

BIG APPLE MANHATTAN NY : Gjatë qëndrimit në Nju Jork, kreu i shtetit shqiptarë Nishani mbrëm vizitojë edhe Kolegjin Hebre “Hebrew Union College’, në Nju Jork dhe ka përshëndetur aktivitetin, që u mbajt në B’nai Jeshurun Sinagogue, me rastin e shpëtimit të Hebrenjeve 70 vjet më parë.

Ky aktivitet u mbat në shenjë vlerësimi ndaj ndihmës që dhanë shqiptarët në shpëtimin e hebrenjve me kodin e njohur njerëzor Besa, në kuadrin e aktiviteteve që po zhvillohen këto ditë në Shtetet e Bashkuara me rastin 70-vjetorit të mbarimit të Luftës së Dytë Botërore - në veçanti rolin e shqiptarëve për shpëtimin e hebrenjve .


Në fillim të kësja veprimtarie Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani mori dje në Nju Jork "Medaljen e Nderit" në JCC Manhattan nga Fondacioni Ndërkombëtar Raoul Wallenberg për guximin e jashtëzakonshme të shqiptarëve, gjatë Luftës së Dytë Botërore, për të strehuar , duke i mbrojtur e shpëtuar jetën e mijëra hebrenjë gjatë Holokaustit, në bazë të kodit shqiptarë Besa.
Dhënia e medaljes u shoqërua me një ceremoni orgonizuar nga Fondacioni ndërkombëtar Raul Wallenberg, për rolin e Shqipërisë në shpëtimin e hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Duke marrë medaljen, Presidenti Nishani tha se ajo i takon të gjithë shqiptarëve, të cilët pa marrë në sy rrezikun strehuan dhe shpëtuan me qindra hebrej gjatë luftës.
Siç dihet Raul Wallenberg ishte një diplomat suedez, i cili shpëtoi dhjetra mijëra njerëz në Hungari gjatë Holokaustit. Në vitin 1945, ai u rrëmbye nga sovjetikët për të mos u parë më.Fondacioni u krijua në vitin 1997 nga kongresmeni Tom Lantosh dhe nga Baruch Tenembaum.
Në kolegjin JCC Manhattan, më pas u shfaq filmi dokumentar “BESA”
Në një nga mjediset e kolegjit JCC Manhattan, , më 5 maj me rastin e 70-vjetorit të mbarimit të Luftës së Dytë Botërore - në veçanti rolin e shqiptarëve për shpëtimin e hebrenjve, u shfaq filmi dokumentar “Besa”. Film dokumentar ky ku shqiptarët paraqiten si mbrojtës të hebrenjëve gjatë periudhës së luftës së dytë botërore, kur këta përndiqeshin e vriteshin nga nazistët. Filmi Besa vazhdon të jetë një projekt i filluar vite më parë nga fotografi amerikan Norman H. Gershman, me titull God’s House (Shtëpia e Zotit).Gershman thot se ai shpreson që filmi Besa të emërohet për çmimin Oscar në Hollivud.
Filmi bazohet në të dhëna gojore, dokumenta e intervista me personazhë realë, shqiptarë a familje të cilët kishin shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai fillon me rrëfimin e Rexhep Hoxhës, lindur në Tiranë në vitin 1950. I ati, para se të vdiste i la atij amanet tre libra në gjuhën hebraike. Ato ishin të një familjeje hebreje që gjatë luftës ishte strehuar në shtëpinë e familjes Hoxha. Me ndihmën Gershmanit, Rexhepi zbulon historinë e panjohur të aktit të jashtëzakonshëm të të atit të tij; Besën e ndërthur me trimëri e sakrificë.
Filmi pastaj zgjerohet për të hyrë në thellësi të botës shpirtërore të protagonistëve dhe për t’i shpjeguar publikut të huaj se çfarë është Besa dhe përse shqiptarët mendojnë se ajo është pjesë e veçantë e kulturës së tyre. Edhe regjisori kryesor i filmit Jason Williams e pranon, se Besa është diçka e veçantë. Ai mendon se tre elementë shërbyen që shqiptarët të vepronin në mbrojtje të hebrenjëve; “E para ishte qeveria shqiptare gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore që hapi kufijtë për këta të ikur e të përndjekur; E dyta ishte roli pozitiv i klerikëve myslimanë, katolikë e ortodoksë që u bënin thirrje besimtarëve të ndihmonin e fshihnin hebrenjtë që kërkonin strehim; dhe së treti ishte fjala e dhënë, Besa ajo që i lidhte këta faktorë, duke krijuar të veçantën që mungonte në Evropë në atë periudhë.”
Filmuar në Shqipëri, Bullgari, Izrael, dhe Shtetet e Bashkuara, filmi përmban rreth njëzet intervista me të mbijetuar dhe të shumë dëshmitarëve të tjerë.
Shfaqja e filmit u organizua nga nga Fondacioni Ndërkombëtar Raoul Wallenberg dhe grupi i hebernjëve , nga Lidhja Hebraike që lufton Anti-Semitizmin dhe veprimtar të komunitetit shqiptar, znj Majlinda Myrto e z Sejdi Hysenaj.
Fjala “Besë” sikur humbet në përkthim. Por për shqiptarët Besa është ashtu sic e kupton bartësi i saj, populli; “Si myslimanë të devotshëm ne u dhamë hebrenjve mbrojtjen humanitare. Pse? Sepse kështu urdhëronte miqësia, humanizmi, Besa.” Kështu shprehej në vitet 1990 në muzeun e Holokaustit Yad Vashem në Izrael, vlonjati Sazan Hoxha, i biri i Nuro Hoxhës, që strehoi 4 familje hebraike, duke vënë në rrezik jetën e fëmijeve të vet, tregonte gjatë fillimit.
Ata që e kanë parë këtë film dokumentar, thotë Zëri i Amerikës janë shprehur se populli amerikan është një bashkësi kulturash, racash e besimesh të ndryshme fetare dhe shfaqja e një filmi të tillë ndikon mjaft pozitivisht edhe në marrëdhëniet SHBA – Shqipëri.
Zëri i Amerikës ka thënë gjithashtu se :"Dëshmi të mirëqënies së hebrenjëve në trojet shqiptare janë të herëshme. Para disa vitesh në Sarandë u zbuluan gjurmët e një sinagoge të periudhes romake, ndersa i ashtuquajturi “mesia i fundit” Sabbatai Zevi në shek. XVII, gjeti strehim në Ulqin e Berat pas përndjekjes nga Stambolli e Selaniku. Dhe një nga dëshimitë më konkrete është ajo në shënimet e ish-ambasadorit amerikan në Shqipëri më 1934, Herman Bersntein, i cili shkruan: “Nuk ka asnjë gjurmë diskriminimi kundër hebrenjëve në Shqipëri, sepse Shqipëria ndodh të jetë një nga vendet e rralla në Evropë ku paragjykimet dhe urrejtja fetare nuk ekzistojnë, edhe pse shqiptarët janë të ndarë në tre besime”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat