Saliu dhe Agimi të përjetshëm në kujtesën e kombit

Diaspora

Saliu dhe Agimi të përjetshëm në kujtesën e kombit

Nga: Shkruan: Idriz Zeqiraj Më: 6 maj 2015 Në ora: 17:07

Shqiptarët e Kosovës kaq shumë i goditi lufta dhe paslufta, sa nuk kanë as muaj dhe as javë të vitit pa gjëmë e vajë. Edhe prilli nuk bën përjashtim. "Dasmë pa mish nuk ka",- thotë populli. Dhe, si festë dasme ishte thyerja, hapja e kufirit, pas afro një shekulli ngujimi. Duke e gëzuar këtë fitore, fort domethënëse, ngriu buzëqeshja e shqiptarëve, me lajmin e shuarjes fizike të komandant Agim Ramadanit. Me rënien në fushën e nderit për liri, përjetohen, njëherësh, dy ndjenja: dhembja e skajshme dhe krenaria e ligjshme. Andaj, vajtimi i lënë vendin kushtrimit dhe për t`i mobilizuar ushtarët luftëtarë, zakonisht, edhe këndohet.

Nuk kishte kohë për vajtim

Vetëm një javë më vonë, një tjetër lajm i kobshëm: komandant Sali Çekaj bie në fushë-betejë. Trupin e pajetë e tërheqin shokët e luftës, madje nën breshërinë e zjarrit armik. Preferohet që ushtarët në front, në ballë të luftës, të mos e mësojnë humbjen e shokëve e, aq më pak, të komandantëve. Sepse nuk ka kohë për vajtim, ngaqë lufta në Koshare ishte ballore dhe intensive. Krismat, gjuajtjet ishin zhurmuese dhe në vijimësi. Çdo pakujdesi mund të kushtonte me jetë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat