Gershman : "Shqipëria, ka një eksport të shkëlqyer. Nuk është frut, as zarzavate. Quhet Besa"

Diaspora

Gershman : "Shqipëria, ka një eksport të shkëlqyer. Nuk është frut, as zarzavate. Quhet Besa"

Nga: Beqir SINA Më: 6 maj 2015 Në ora: 15:20

Gershman : "Shqipëria, ka një eksport të shkëlqyer. Nuk është frut, as zarzavate. Quhet Besa"..
ALBANY NEW YORK : Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani në krye të delegacionit zyrtar vizitoi njërën nga institucionet më të rëndësishme të shtetit të Nju Jorkut, dy Dhomat e përfaqësueseve; Senatin si dhe Asamblenë e Nju-Jorkut, ku me rastin e 70 vjetorit të fitores mbi nazismin u paraqit rezoluta për rolin e kombit shqiptar në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga anëtari i Asamblesë që përfaqëson Distriktin 80, zoti Mark Gjonaj dhe Senatori i shtetit të Nju Jorkut Jeff Klain.

Në kuvendin e Nju Jorkut, Presidenti i Shqipërisë zyrtarisht është pritur në fillim nga Kryetari i Asamblesë së Nju Jorkut, Karl Heastie, Senatori Xhefri Klein, si dhe shumë anëtarë të tjerë të Asamblesë, me pjesëmarrjen e fotografit të njohur amerikan, zotit Norman Gershman, klerikëve shqiptarë dhe hebrenj, si dhe mjaft bashkatdhetarëve, Kreu i Shtetit me këtë rast vuri në dukje mbështetjen e tij dhe krenarinë për këtë rezolutë, e cila trajton 70-vjetorin e mbarimit të Luftës së Dytë Botërore si dhe vlerëson në veçanti rolin e shqiptarëve për shpëtimin e hebrenjve.

“Sot, kur roli i popullit shqiptar në mbrojtjen e hebrenjve nga regjimi nazist sintetizohet në një rezolutë të mbështetur nga përfaqësuesit e Nju-Jorkut, ndihem vërtet shumë krenar. Hapja e dyerve për hebrenjtë u bë e mundur falë trashëgimisë historike dhe harmonisë fetare, por edhe dy institucioneve të forta morale të shoqërisë shqiptare, siç janë: Kodi i BESË-s, fjalës së dhënë dhe e mbajtur; dhe Mikpritja e kodifikuar në shprehjen: Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e Mikut.” – u shpreh Presidenti Nishani.

Presidenti Nishani, si folësi kryesor, e mirëpriti këtë nismë duke marrë fjalën në këtë veprimtari të rëndësishme për imazhin e shqiptarëve jo vetëm në SHBA, por në mbarë botën, dhe ishte i pranishëm në sallën e Asamblesë gjatë kohës kur u paraqit dhe u votua rezoluta, duke u takuar me shumë përfaqësues të zgjedhur të Shtetit të Nju-Jorkut, duke lobuar pranë tyre si dhe duke i falënderuar personalisht

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani ishte i pranishëm edhe në votimin e rezolutës nga Senati i Shtetit të Nju-Jorkut për rolin e kombit shqiptar në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, nismë kjo e kërkuar nga anëtarët i Asamblesë së Nju Jork-ut, zoti Mark Gjonaj dhe Senatori Jeffrey Klein.

Një numër i madh i shqiptarëve nga zona e Tri- Shteshit, veprimtar të dalluar të çështjes kombëtare morën pjesë në këtë ceremoni madhështore

Kryetari i Shqipërisë, zoti Nishani, pasi zhvilloi takim të veçantë me Senatorin Jeffrey D. Klein dhe shumë ligjbërës të tjerë nju-jorkezë, në prani të të gjithë anëtarëve të Senatit, të cilët e votuan unamimisht rezolutën mbajti një fjalim, ku kreu i Shtetit shprehu në emrin tij dhe të popullit shqiptar, mirënjohje dhe falënderimet për mbështetjen që iu dha rezolutës dhe miratimit të saj.

“Rezoluta që ju sapo miratuat vlerëson jo vetëm jashtëzakonisht dhe me të drejtë mbarë kombin shqiptar, jo vetëm popullsinë e Shqipërisë, por edhe atë të Kosovës, si dhe kudo tjetër ku jetojnë shqiptarët, duke theksuar edhe njëherë, akoma edhe më shumë kësaj radhe, edhe pse kanë kaluar më se 70 vite, Besën.” – theksoi, mes të tjerash, Presidenti Nishani.

Duke prezantuar para ligjëvënseve njujorkez Presidentin e Shqipërisë, në dhomën e përfaqësuesve, asamblesititi i parë shqiptarënë Asamblenë e Nju Jorkut, Mark Gjonaj, tha se :" Unë jam i nderuar për të prezantuar para jush të nderuar kolegë, dhe për të ndarë me këtë rast një pjesë të historisë së popullit shqiptar, Presidentin e Shqipërisë, Shkëlqesinë e Tij, zotin Bujar Nishani", tha në fjalën e hapjes së kësaj ceremonie asamblesiti Mark Gjonaj .
"Përmes, "thjerrëzave" të celuloidit të aparatit fotografik, të fotografit të njohur hebre Noraman Gershman, do të kemi rastin të shohim angazhimin e shqiptarëve për t'u kujdesur dhe mbrojtur, ata që kanë nevojë, duke treguar atë mikpritjen shqiptare, e cila është kodi i nderit i quajtur Besa, "tha Assemblyman Gjonaj. "Është shumë e rëndësishme për ne që të vazhdojmë të krenohemi për këtë akt të papërsëritshëm që bën shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore, për mbrojtjen e hebrenjeëve, me këtë shfaqje të veçantë, sidomos në botën e sotme, ku ne duhet të punojmë së bashku për të luftuar trendin në rritje të radikalizmit islamik dhe terrorismit, për të vendosur paqe, drejtësi, dhe bashkëpunimit ndër-fetar. Këto tregime si ky akt i shqiptarëve, sot, janë duke na kujtuar se ne duhet të kujtojmë tragjeditë e Luftës së Dytë Botërore për të mos u përsëritur më ato ngjarje; megjithatë, ne duhet të kujtojmë dhe nderojmë heronjtë e heshtur e Luftës së Dytë Botërore mbi shtigjet e të cilit ne duhet të vazhdojmë të ndjekim rrugën tonë sot, për të ndërtuar një botë tolerante dhe në paqe, në shtetin e Nju Jorkut, dhe në të gjithë botën. " tha asambleisti Mark Gjonaj.

"Si nipi i të mbijetuarve të Holokaustit, Unë jam shumë mirënjohës, dhe kam respekt për aktin e shqiptarëve, që rrezikuan jetën e tyre për strehim dhe mbrojtjen e mijëra hebrenjëve, të cilët shpëtuan gjatë njërës prej kapitujve më të errët në historinë njerëzore. Shqiptarët, morën rreziqe të mëdha për të shpëtuar hebrenjtë në vendin e tyre, si dhe vendet fqinje, dhe veprimet e tyre shpesh të panjohura, janë heroike dhe për t'u nderuar . Unë jam i nderuar për të pritur Presidentin Nishani dhe të përgëzoj popullin shqiptar për mbrojtjen e hebrenjve dhe trimërinë e tyre. Jam gjithashtu krenar për të nderuar fotografin Norman Gershman puna e të cilit na jep mundësinë të mësojmë në lidhje me këtë akt të jashtëzakonshm dhe lidhjeve mes popullit hebre shqiptar, "tha senatori i Shtetit Jeff Klein.

"Kjo nuk është gjithmonë e lehtë për të gjithë ne për atë të besuar këtë fatkeqësi që pësoi populli hebre. Edhe sot e kësaj dite, njerëzit të gjithë në të gjithë botën janë të kërcënuar për shkak të racës së tyre, gjinisë dhe fesë. Veprimet e popullit shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore kanë qenë jo vetëm heroike, por janë edhe një shembull i tolerancës dhe dhembshurisë që ne të gjithë duhet të përpiqemi të posedojmë këtë virtyt të lart njerëzor. Unë do të doja të falënderoj Assemblyman Gjonaj dhe senatorin Klein për sjelljen e Presidentit Nishani për një vizitë të till në Nju Jork ", tha Kryetari i Kuvendit të Nju Jorkut Karl Heastie (D-Bronx).

Kryetari Heastie me këtë rast nderoi Presidenti Nishani me një "Big Apple", si një shenjë nderimi për personalitetet më të larta në vizitën e tyre shtetin e Nju Jorkut.

"Sot, 70 vjet më vonë, në shumë pjesë të globit, duke përfshirë pjesë të kontinentit evropian, vërejmë një ndjenjë në rritje e anti-semitizmit. Sulmi më i fundit anti-semitist terrorist ishte në Francë, por edhe në vende të tjera, na bëjnë të mendojmë se qëllimi i arritur 70 vjet më parë, duket se është vendosur në pyetje edhe një herë, "tha presidenti Nishani. "Ne nuk duhet të lejojmë asnjë lloj pikëpyetje dhe paragjykimeve të ndikojë brezat e rinj, por në vend të kësaj ne duhet të veprojmë së bashku dhe me vendosmëri në luftën kundër anti-semitizmit dhe në mbrojtjen e deklarimit të drejtave universale të njeriut nga Kombet Bashkuara. Mësimet e nxjerra nga historia nuk duhet të harrohet. " u shpreh Nishani.

Fotgrafi i njohur i mbijetiari i holokausttit Greshman, tha se :""Kam zbuluar këtë kod të pabesueshm të nderit, kodin e shqiptarëve Besa, i cili është diçka që shqip i thonë besa, kod ky që për mua është më shumë se vetëm një kod shqiptar. Ky është një kod që ne të gjithë duhet të përqafojmë. Kur unë them: "ne," do të thotë se të gjithë ne - burra, gra, fëmijë - për të nderuar dallimet kulturore mes popujve të ndryshëm në vende të ndryshme, " tha zoti Gershman duke shtuar se "Shqipëria, ka një eksport të shkëlqyer. Nuk është frut, as zarzavate. Quhet Besa"..

në vlersimet e tyre gjatë kësaj ceremonie u tha se Besa, është themeli i këtij akti të papërsëritshëm, i cili është një kod i nderit rrënjosur thellë në kulturën shqiptare dhe inkorporuar në besimin e shqiptarëve. Kjo thanë oratorët dikton sjelljen morale dhe kërkon nga çdo njeri që të marrë përgjegjësinë për jetën e të tjerëve në kohën më të vështirë të jetes së tyre pavarësisht rrezikut dhe pasojave që mund të ketët njeriu. Folësit treguan se në Shqipëri dhe Kosovë, shqiptarët kan strehuar jo vetëm hebrenjtë në qytetet dhe fshatrat e tyre, por ata kan ndihmuar ata si në kohën e Mbretit të shqiptarëve Zog i Parë, me dhënjen e pashaportës shqiptare dhe paisur me viza në atë kohë me mijëra refugjatë hebrenjë që të largoheshin nga rreziku për jetën nga vendet e tjera evropiane në Amerikë dhe Australi , me këtë rast shqiptarët, të krishter, mysliman, dhe ortodoks, e bën këtë akt historik duke vënë në rrezik të rëndë edhe veten dhe familjet e tyre.

Në këtë ceremoni të dy dhomat e përfaqësuseve Kuvendi dhe Senati i Shtetit të Nju Jorkut, kan kaluar rezolutat për njohjen e Shqipërisë të aktitit në mbrojtjen e hebrenjëve dhe rolin e shquar shqiptarëve luajtur shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Më shumë se 2.000 hebrenjtë mbijetuan persekutimit nazist në Shqipëri, ku popullsia lokale shqiptare i fshehu duke vënë në rrezik edhe jetën e tyre, dhe në disa raste, në koston përfundimtare të jetës së tyre, mbas ardhjes së komunizmit të regjimit të Enver Hoxhës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat