Sot u bënë 25 vjet nga themelimi i LDK-së, në Baden Würtemberg

Diaspora

Sot u bënë 25 vjet nga themelimi i LDK-së, në Baden Würtemberg

Më: 5 maj 2015 Në ora: 15:13

Ishte një kohë ë bukur atë ditë kur u mblodhëm në Esslingen Zell, nga shumë mjedise të Baden Würtembergut. Kishte burra, gra, djem e vajza. Disa i kishin marr edhe fëmijët me veti! Në atë kohë numri i familjarëve në Gjermani e kudo në Evropë ishte shumë më i vogël, se tani.

Lajmi për themelimin e LDK-së, solli gëzim!-Një organizatë e parti legale e cila për herë të parë mundësonte lidhjen politike (veç asaj shpirtrore) mes shqiptarëve në perëndim dhe Prishtinës, solli një gëzim të madh! Pasoj një mobilizim i përgjithshëm. Vullnetarët po organizoheshin dhe po bënin emër të mirë, në mjediset ku po formoheshin aktivet e LDK-së
Ato ditë po mbaheshin kuvende themeluese, në shumicën e ,,landeve,, në Gjermani. Ishte punuar në mënyrë sistematike që nga 17 Janari 1990, kur edhe ishte themeluar këshilli nismëtar në krye me Hafiz Gagicën. Njeriun që mori përgjegjësitë për themelimin e degëve të LDK-së në Gjermani dhe Zvicër. I cili më vonë edhe do të bëhet, ura kryesore mes Kosovës dhe Perëndimit!
E kujtoi me kënaqësi atë kohë, siç i kujtoi shumë miq e dashamirë të rrugëtimit tonë të përbashkët, drejt zvillimit të LDK-së. Njerëz, të cilët kurrë nuk u ndanë nga përkrahja për një organizim të mirëfillt.
Atë ditë u zgjodhë ktyesia e nëndegës në krye me Hafiz Gagicën i cili të nesërmën do zgjidhet edhe kryetar Dege dhe më pas do vazhdoi unë Nezir Fejza, deri në kuvendin e dytë.
Nga distanca kohore, shihet qartë se është punuar me sinqeritet e përkushtim patriotik. Ka qenë një mobilizim aktiv ku u përfshinë shumica e shqiptarëve. Faktet nga ajo kohë e demantojnë fuqishëm se shqiptarë u përçanë në parti politike! Njësoj siç po e dëshmon vet koha se anagazhimi ynë në disa subjekte politike ka kontribuar fuqishëm në mobilizimin dhe aktivizimin e shqiptarëve në rrugën drejtë lirisë e pavarsisë së Kosovës.
Organizimi ynë i sinqertë e patriotik, ka kontribuar në sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar me demonstatat masive. Po ashtu kemi qenë të organizuar edhe për kërkesat tjera të bashkëkombasve në Kosovë siç janë aksionet: Familja ndihmon Familjen,- Ndihma për vetmbrojtje,- Ndihma humanitare përmes fondit humanitar në Aachen, Fondi i Republikës së Kosovës që njihet si trepërqindëshi, i cili është ndihmuar kryesisht nga aktivet e LDK-së dhe nëndegët e saj.
Vlen të thëksohet se nëndega e LDK-së në Baden Würtemberg me seli në Stuttgart, dikur numronte rreth 50 aktive kurse në gjithë Gjemraninë ishin gjithësej 385 aktive dhe 16 nëndegë!
Urime të gjithëve që kontribuat për liri dhe pavarsi dhe ruajtje të LDK-së!
Me respekt i kujtoi të gjithë ata që sot nuk janë në mesin tonë, në krye me Heroin Sali Çekaj dhe Rrustem Bruqin, të ndjerin Ali Ademi, bashkëthemelues i LDK-së, Mejdi Rexhën dhe të gjithë aktivistët e veprimtarët e dalluar! Të gjithë ata që kontribuan në mënyrën e tyre.
Bashkë ishim atëherë në kohët e vështira të Kombit dhe do doja që sot të jemi bashkë në këtë ditë të shënuar, që e kujtoj me krenari!
Nezir Fejza Stuttgart, më 5.05.2015

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat