Diaspora shqiptaro - amerikane kërkon dorëheqjen e Petrit Selimit

Diaspora

Diaspora shqiptaro - amerikane kërkon dorëheqjen e Petrit Selimit

Më: 4 maj 2015 Në ora: 14:42

Diaspora shqiptaro – amerikane kërkon dorëheqjen urgjente të zëvendësministrit të Jashtëm të Kosovës, Petrit Selimi, informon INA.

Kjo kërkesë bëhet përmes një iniciative nga aktivistë dhe lobues shqiptarë në SHBA, të cilët kanë nisur aktivitete dhe kanë ngritur zërin për dorëheqjen e Selimit, pas deklaratës së tij fyese dhe nënvlerësuese ndaj ish-kongresmenit shqiptaro – amerikan dhe kryetarit të Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane, Joe DioGuardi.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka thënë se DioGuardi nuk është më politikan dhe person që mbron interesat e Kosovës në Kongresin amerikan dhe se ai po ndjek politikën e opozitës kosovare në raport me Qeverinë, por se po jep edhe deklarata si të liderëve serb.

“Nuk janë befasuese këto deklarata të Joe DioGuardit. Ai më nuk është politikan, por një person privat dhe një pensionist. Ai tashmë po ndjek linjën opozitare të Kosovës. Ju kujtoj se Hashim Thaçi nga Kongresi amerikan e kanë nominuar për çmimin ‘Nobel për Paqe’. DioGuardi nuk është më avokat i Kosovës, por partiako-politik duke u përzier në çështjes e Kosovës. Ai këto dy vite ka treguar se është ekskluzivisht kundër PDK-së. Para 30 viteve ai kishte merita të mëdha, kurse tani është duke folur si Jeremiqi (ish-ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiq), Gjuriqi (Marko Gjuriq, shef i ashtuquajturës Zyres për Kosovën në Serbi). Ne kemi besimin e popullit dhe nuk jemi qeveri shantazhi”, ka thënë Selimi në Info Magazinë të Klan Kosovës.

Ky reagim kishte pasuar pasi që DioGuardi në Komitetin për politikë të jashtme në Kongresin amerikan kishte akuzuar Qeverinë dhe Hashim Thaçin për shantazhe dhe zhvatje, duke e ndërlidhur me vepra korruptive.

Aktivistë të diasporës fushatën e tyre po e udhëheqin edhe në rrjetet sociale me moton “Respekt Joe DioGuardit dhe dorëheqje të jap Selimi”, ku thuhet se nëse ndokush e ka rrenuar kasapin e Ballkanit dhe i ka hape dyert e Washingtonit per shqiptaret, ai ka qene pikerisht Joe DioGuardi dhe lobi shqiptar ne SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat