Lidhja Demokratike e Kosoves -Nëndega NRW në Gjermani mbajti mbledhjen e parë me Kryesi të re

Diaspora

Lidhja Demokratike e Kosoves -Nëndega NRW në Gjermani mbajti mbledhjen e parë me Kryesi të re

Më: 4 maj 2015 Në ora: 10:19

Mbledhjen e kryesoi Jakup Gerguri kryetar i cili falenderoi antarët e Kryesisë për marrjen e përgjegjësive , që për këtë mandat pranuan të angazhohen për aktivitetet që do bëhen në këtë Nëndegë.
Të gjithë ishin të knaqur me mbledhjen e Kuvendit Zghedhor të javes së kaluar dhe shprehen gatishmërinë për vazhdimin e punes së mëtejme .
U emruan 2 komisione të punes; komisioni i informimit dhe ai për organizimin e tubimeve.
U bë plani i punes për këtë vit, Ndër tjera Kryesia vendosi të shënohet dita e Presidentit 24 maji, të shënohet dita e miratimit të Kushtetutes 7 shtatori,të bëhet organizimi i Akademisë Përkujtimore për Kolonel Ahmet Krasniqin dhe të shënohet përvjetori i themelimit të LDK-së.
U bisedua edhe për shkuarjen e delegatëve dhe përfaqsimin e Nëndeges në mbledhjen e Kuvendit Zgjedhor të Deges së LDK-për Gjermani javen e ardhme. Komisioni për Informim i Nëndeges 03.05.2015

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat