LDK-ja ishte dhe mbeti fryma dhe zëri i shqiptarëve të shtypur

Diaspora

LDK-ja ishte dhe mbeti fryma dhe zëri i shqiptarëve të shtypur

Nga: Major: Nazif Ramabaja Më: 3 maj 2015 Në ora: 20:43

Dy dekada e gjysmë më parë në skenën politike të Evropës Jug-Lindore doli në skenë për herë të parë një subjekt politikë i quajtur LDK, e cila e ndryshoi skenën politike dhe i dha fund sistemit monist për ta paralajmëruar një sistem pluralistë për tu bërë pjesë e demokracive perëndimore në rrethana dhe gjendje të jashtëzakonshme LDK-ja luajti rolin kyç dhe ishte e vetmja që në gjirin e vetë që përfshiu të gjitha shtresat e shoqërisë sonë si lëvizje gjithëshqiptare.

LDK-ja me programin e sajë dhe aktivitetin politikë ju bëri ballë të gjitha sfidave në rend të parë duke ju falënderuar prijësit, ideologut, arkitektit dhe gur themeluesit të pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, i cili me vizionin e tij bëri internacionalizimin e gjendjes politiko-shoqërore të okupimit klasik dhe krijoi miq anekënd botës demokratike, në rend të parë miqësi të përhershme me SHBA-të.

Fillimi i viteve të nëntëdhjeta ishte i rëndësishëm dhe tejet jetik për organizimin dhe institucionalizimin e veprimtarisë politike dhe shoqërore ku në supet e saja LDK-ja kishte barrën kryesore duke e kurorëzuar me pranimin e deklaratës së 2 korrikut, kushtetutën e 7 shtatorit e njohur si kushtetuta e Kaçanikut, duke vazhduar më pas me referendumin dhe zgjedhjet nacionale dhe krijimin e kuvendit, qeverisë e në kuadër të sajë Ministrive, dhe atë të Mbrojtjes dhe ligjit për Mbrojtje të aprovuar nga ana e po asaj Qeverie.

LDK-ja ishte dhe mbeti fryma dhe zëri i qytetarëve të shtypur, e cila krijoi sistem paralel në gjendje të okupimit klasik duke mos i përjashtuar edhe përgatitjet për një ballafaqim me forcë me pushtuesin dhe në këtë aspekt krijoj mundësi për dërgimin e grupeve të para celulave ushtarake në shtetin amë siç ishte grupi i Salih Çekajt me Adem Jasharin Zahir Pajazitin, Saim Tahirajn, Lulin dhe shumë të tjerë, epilogu i këtyre grupeve është i ditur, por është me rëndësi të veçantë të theksohet se ishin dërguar nga LDK-ja dhe udhëheqësia e sajë.

Eprorët, të cilët braktisën ish ushtrinë okupatore, të cilët kishin të kryer akademi ushtarake dhe shkolla të tjera profesionale nuk ndejtën duarkryq, por ju bashkangjiten këtij koncepti nacional për Liri, Pavarësi dhe demokraci të promovuar nga lideri historik Rugova dhe me aktivitetet e tyre në shtetet e Evropës perëndimore ku ishin strehuar përkohësisht formuan grupet punuese dhe ju qasen me seriozitet përgatitjeve për ballafaqimin e mundur në mënyrë që ti dalin zot atdheut për çka edhe kishin obligim moral e profesional të cilët ishin shkolluar për nji situatë të tillë.

Botërisht është i njohur formimi i Ministrisë së parë të mbrojtjes me ushtarakun Hajzer Hajzerajn dhe konspiracioni që ju bë kësaj Ministrie për të vazhduar me kol. Ahmet Krasniqin Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës FARK-ut e që komandant suprem njihnim Dr. Ibrahim Rugovën.
Në kuadër të FARK-kut u formuan Brigadat e para të njësive operative të UÇK-së, brigadat 131,133,dhe 134, dhe në krye të tyre u vu kol. Tahir Zemajn, sipas marrëveshjes së Osllos dhanë betimin në Papaj dhe vazhduan aktivitete luftarake sipas planit në tri faza për tu lokacionuar në Rrafshin e Dukagjinit që për objektiv kishin riorganizimin, ristrukturimin e njësiteve të UÇK-së në terren, të cilat kishin rezistuar dhe ishin organizuar në rrafshin horizontal, por jo edhe atë vertikal me hierarki dhe komandë ushtarake.

Vlen të theksohet se në kuadër të vullnetarëve që ju bashkangjiten grupeve të para ishin edhe aktivistë të LDK-së dhe pjesa dërmuese e shkriu dhe ngriu aktivitetin politik për t’ju përkushtuar luftës dhe çlirimit të vendit pa marrë parasysh përfshirjen e tyre kishin për qëllim i cili justifikonte përdorimin e mjeteve e ai u bë synonim për çdo të ri, i cili u rreshtua në radhët e FARK-UÇK-së, i cili ishte liria, Pavarësia dhe demokracia e vendit.

çdo tentim për përfitim të atij apo këtij ushtari nëpër lista është i pa pranueshëm dhe pa tolerueshëm në rrethanat e tanishme dhe thërras ndërgjegjen e pastër të komisionit për verifikimin e veteranëve që të gjithë ushtarët, të cilët kanë dhënë kontributin t’ju ndihet kjo e drejtë e patjetërsueshme dhe të rishqyrtohet dhe amendamentohet ligji i aprovuar në legjislacionin e fundit vitin e kaluar për gjithëpërfshirjen e të gjithë akterëve në luftën çlirimtare e në këtë rend edhe të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës FARK-ut, kjo luftë t’ju ndihet me ligj në të kundërtën ky ligj do të jetë i mangët selektiv dhe nuk do ti përgjigjet kërkesave të palëve kontribuuese.

LDK-ja ka hy në procesin e zgjedhjeve të brendshme i dëshiroj proces transparent, reformues ku në rend të parë të vinë në shprehje njerëz aktivist dhe individ me kualitete të larta profesionale të dëshmuar duke e ripërtërirë me njerëz të rinjë dhe kjo të bëhet përmes strukturave partiake dhe assesi përmes grupeve të interesit.

Në fund më lejoni motra dhe vëllezër t’ju shprehi mirënjohjen time për kontributin tuaj dhe ju dëshiroj suksese në të ardhmen Zoti e bekoftë LDK-në dhe anëtarësinë e sajë, Zoti e bekoftë popullin e sajë të mrekullueshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat