Një klasë e shkollës franceze e dominuar nga nxënës shqiptarë

Diaspora

Një klasë e shkollës franceze e dominuar nga nxënës shqiptarë

Më: 3 maj 2015 Në ora: 10:42

Delvina, Anita, Gëzim, Arianit, Gelo, Kejsi, Altin..., janë disa nga emrat e nxënësve në një klasë të shkollës në qytetin francez Colmar.
Në klasën e mësuesit Jean-Yves Carlen ka edhe emra të tjerë, që vijnë kryesisht nga vendet e Magrebit, Turqia, Rusia e Ukraina, por që prejse punon si mësues gjithmonë mbi gjysma e nxënësve të tij ishin shqiptarë.

Prandaj, jeta e Jean-Yves Carlen, mësimdhënës në qytetin francez Colmar, është e lidhur me shqiptarët, kryesisht të Kosovës.

Para se të angazhohej si mësues, Jean-Yves Carlen ka qenë një aktivist i madh për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, aktivitet që e vazhdon edhe sot, bashkë me detyrën e mësimdhënësit për fëmijët e huaj, të cilët bashkë me prindër kanë emigruar në Francë. /Zëri/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat