Çështja e tre vëllezërve Bytyçi, në Kongresin Amerikan!!!

Diaspora

Çështja e tre vëllezërve Bytyçi, në Kongresin Amerikan!!!

Nga: Nga Washington DC Beqir SINA, Më: 2 maj 2015 Në ora: 19:24

Komitetit i Punëve të Jashtme të Kongresit, dhe Nënkomiteti mbi Evropën i Dhomës së Përfaqësuesve, mbajti këtë fillimjavë një seancë të posaçme dëgjimore, ku në rendin e ditës ishte progresi dhe sfidat në Ballkanin Perëndimor, arritja e paqes dhe stabilitetit në Ballkan, 20 vjet pas Marrëveshjes së Dejtonit.
Kjo, seancë dëgjimore, e cila u kryesua nga Kryetari i Komitetit për Marrdhënijet Ndërkombëtare, të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresiti Republikan , i Kalifornisë, Dana Rohabacher, dhe anëtarët e këtij Nënkomiteti, kongresistët Gregory W. Meeks dhe Albio Sires repubilkan nga Nju Xhersi, u shoqërau me një debat të gjerë të problemeve ballkanike siç i quajtën folësit.
Një debat i shkurtër u zhvillua lidhur me të ashtuqujturën progresi i Serbisë simbas DioGuardit, dhe oponentit të tij profesorit Ivan Vejvoda. Pas panelit të parë që u mbajt për të njëjtin qëllim ishte edhe paneli i dytë, ku dëshmuan në dy komitetet e jashtme të Kongresit edhe ish kongresisti republikan i Nju Jorkut Joseph DioGuardi kryetar i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, dhe profesori Ivan Vejvoda zëvendes President i Fondit Gjerman Marshall në SHBA.
Kjo, seancë dëgjimore e cila u kryesua nga Kryetari i Komitetit për Marrdhënijet Ndërkombëtare, të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresiti Republikan , i Kalifornisë, Dana Rohabacher, u shoqërua me një replike të fort rreth çështjes së vëllezërve Bytyçi, tre shqiptaro amerikanve të vrarë brutalisht nga forcat policore sërbe në vitin 1999, disa ditë pas përfundimit të luftës në Kosovë
Profesori Ivan Vejvoda zëvendes Prisdent i Fondit Gjerman Marshall në SHBA, 'illustroi" në dëshmin e tij, ndryshimet në politikën e Serbisë, sidomos simbas tij në qasjen që ka Serbia sot ndaj Kosovës. Ai permendi si shumë domethënse bisedimet në mes Beogradit dhe Prishtinës, dhe disa argumenta të tjera sipas tij të cilat tregonin progresin e Serbisë. Andaj si konkluzion profesori Vejvoda tha " me gjithe se ka shumë për të bër, por Serbia meriton më shumë për të qenë në BE.
Ky ka qenë një moment, mjat diskutabil I cili pati edhe ndërhyjen e kryetarit të seancës degjimore, kongresistit republikan Roharbacher, i cili duke e ndërprer profesorin Vejvoda, ka pyetur atë së çfarë ka bër Serbia me çështjen Bytyci, atë të tre amerikanëve të vrare para 16 vjetë më parë - A mos duhet të presim edhe 16 vjet të tjera ?" pyeti Rohrabacher që Serbia të gjej vrarësit dhe të dënojë ata ?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat