Në turneun e shahut në Francë e zë vendin e dytë Murtez Onduzi (Foto)

Diaspora

Në turneun e shahut në Francë e zë vendin e dytë Murtez Onduzi (Foto)

Më: 2 maj 2015 Në ora: 17:51

Festa e 1 majit përherë ambientin e sallës së teatrit në qytetin e Bourg en Bressit e konverton në atmosferën e një gare shahu. Kjo ngjarje e rëndësishme zgjoj dëshirën e 150 garuesve ku prej tyre kishte kryemjeshtra dhe mjeshtra ndërkombëtarë të shahut që synuan rrëmbimin e trofeut.

Pjesëmarrës të kësaj gare ishin edhe dy shqiptarë të shquar Murtez Onduzi nga Rahoveci si njëri ndër 50 lojtarët më të mirë të Francës e po ashtu edhe ligjërues i shahut tek shumë nxënës francezë si dhe Bekim Hajra nga Vushtrria si lojtari i rëndësishëm i këtij qyteti.

Murtez Onduzi pati pesë fitore dhe dy barazime të cilat e radhitën në vendin e dytë ndërsa Bekim Hajra u kualifikua deri në finale por nuk pati fatin të futet në tri vendet e para.



Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat