Unioni i bizneseve në Gjermani do të përkrah Kosovën

Diaspora

Unioni i bizneseve në Gjermani do të përkrah Kosovën

Më: 1 maj 2015 Në ora: 11:50

Përfaqësuesit e Unionit të Biznesit Kosovarë në Gjermani në krye me kryetarin e saj Ejup Berisha, kanë arritur t’i bëjnë bashkë qindra biznese shqiptare nga Gjermani dhe pjesët tjera të Evropës.

Ky ishte kongresi i parë i organizuar nga Unioni i Bizneseve Kosovare në Gjermani që ka tetë degë të saja në territorin gjerman. Ky Unioni kishte qëllimin kryesorë që së bashku me anëtarët dhe mysafirët e shumtë të diskutohet për disa projekte të rëndësishme dhe ambicioze.

Të pranishëm në këtë kongres ishin kryetari i Bashkisë së Kolnit, Dr. Ralf Heinen, Blerand Stavileci, ministër i Zhvillimit Ekonomik , Valon Murati, ministri i Diasporës…
Ejup Berisha, kryetari i Unionit të Bizneseve Kosovare në Gjermani u ka prezantuar të pranishmëve tri projektet e Unionit që janë krijimi i mundësive të shërimit për pacientët nga Kosova në klinikat gjermane, rritja e kapitalit të fondit zhvillimor për Kosovën, i cili sapo është themeluar e që ka për qëllim zhvillimin e Kosovës, si dhe krijimi i mundësive për punësimin e 10.000 punëtorëve nga Kosova në Gjermani. Ndërsa, për projektin e fundit, kryetari Berisha ftoi biznesmenët e pranishëm që një pjesëmarrje sa më aktive të ofrojnë mundësi vende të punës për kosovarët.

“Ky kongres nuk është konferencë, është një kongres do të thotë një mbledhje vjetore e gjithë anëtarëve nga gjithë Gjermania, do të thotë është një mbledhje pune një kongres pune çka kemi bërë kohën që ka kaluar dhe çka bëjmë këtë vit. Kështu siç e vërejtët edhe ju ne e patëm këtu edhe kryetarin e qytetit të Kolnit , Kolni ika diku në bruto social në produkt mbi 80 miliardë euro. Këtu patëm shumë kompani të fuqishme edhe tre projekte që i prezantuam ato do të realizohen e kështu që kongresi nuk është ndonjë konferencë ndonjë premtim por është vetëm një takim pune edhe kështu që normal që do të ketë sukses”, tha Berisha.

Ai po ashtu ka përmendur edhe kryetarin e bashkisë së Koln që ka ofruar përkrahje për realizmin e projektit për punësim.

“Ju e dëgjuat edhe kryetarin e qytetit edhe me institucionet këtu të shtetit gjerman të punësimit ne kemi pasur kontakte dhe ata i kanë kërkuar dokumentet për secilën kompani sa persona mundet secila kompani me i punësuar edhe me ju gjete me kontratë punë, kështu që afër 10 mijë i kemi të sigurtë, ajo do të realizohet për një kontratë 1 vjeçare ose 2 vjeçare do të realizohet gjithsesi”, ka thënë Berisha.

Ndërkaq, kryetari i Bashkisë së Kolnit, Ralf Heinen, i cili tha se është i lumtur që kongresi ku me aktivitetin eUnionin është duke kontribuar në konsolidimin e shtetit të ri të Kosovës.

“Republika e Kosovës për shtat vite që nga dita e pavarësisë, pavarësisht rezistencës dhe problemeve të shumta ka arritur shumë. Njëkohësisht mund të themi edhe për të njëjtën gjë edhe për Unionin Kosovarë Gjerman ..i cili në nëntorin e 2013 është krijuar përmes shumë firmave dhe përfaqësuesve të Kosovës. Në Kosovë është ndërtuar një shtet demokratik , konsolidimi i të cilit është mbështetur edhe nga institucionet ndërkombëtare. Zhvillimi i duhur ekonomik realizohet vetëm përmes ligjeve dhe perspektivës ekonomike evropiane. Shoqata e biznesit kosovarë është një shoqëri e shoqëruar në Gjermani ajo mbështetë përfaqësuesit dhe pjesëtarët e saj, ajo ruan kontakte të mira me institucionet ekonomikë të cilat shumë prej tyre janë të pranishme këtu...Ky union është shumë i ri dhe për 1 vit e gjysmë ka punuar shumë edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare shteti i Kosovës është duke u përpjekur për të stabilizuar dhe për të konsoliduar pavarësinë e vet”, Dr. Heinen.

Në këtë kongres dy ministrat kosovarë Valon Murati i diasporës dhe Blerand Stavilzci i Zhvillimit Ekonomik kanë njoftuar bizneset gjermane për mundësitë që ofron Kosova për investimet e huaja.

“Duke e parë peshën që e kanë bizneset që janë Unionit të Bizneseve, unë jam shumë optimist, kemi për herë të parë një tryezë unike të bizneseve tona këtu dhe mendoj që për herë të parë kemi një vizion të prezantuar me projekte konkrete…Këto firma kanë mundësi që 1 deri në 2 vite t’i punësojnë punëtorët tanë që vijnë nga Kosova dhe besoj që ky është një lajmë shumë i mirë dhe përmendi shifrën prej 10 mijë potencial të punësuar, pra që janë vende të reja punë për 1 një vjet deri 2 vjet dhe mendoj që ata tregohen të aftë dhe të shkathët kanë mundësi të vazhdojnë edhe më tutje. E dyta është realizoni Gjermani-Kosovë për të cilën edhe ne folëm këtu”, tha Blerandi.

Ai po ashtu ka premtuar se interesimin e bizneseve, brengat dhe kërkesat do t’i adresojnë nëpërmjet tre ligjeve. Që sipas tij janë ligji për partneritetin publiko-privat, ligji për investime të jashtme dhe një ligj të cilin janë duke e draftuar për partneritete të mundshme ekonomike strategjike në mënyrë qeveria të komunikoj drejtpërdrejtë.

Në ndërkohë, ministri i Diasporës, Valon Murati ka thënë se bizneseve nga diaspora duhet të iu krijohen kushte në Kosovë.

Kurse, Vllaznim Kelmendi, pronar i kompanisë shumë të fuqishme në Gjermani ‘Kelmendi GmbH’, ka thënë se Unioni është rritë me anëtarësimin e bizneseve.

“Unë mendoj që nga sot në realitet Unioni i Bizneseve shqiptare këtu në Gjermani ka filluar para një vit e gjysmë dhe ka qenë me të vërtet një punë e palodhshme dhe falë anëtarëve të kryesisë që kemi edhe kryetarit Berisha. Kemi ardhur sot në një pikë që ne jemi shumë të kënaqur kur kemi parasysh që kemi nisë me 5 anëtarë dhe sot i kemi 150 anëtarë aktiv të Unionit dhe kemi qindra adresa të afaristëve shqiptarë në Gjermani. Unë mendoj që nga sot është Unioni morri një drejtim të unitetit të biznesmenëve dhe afaristëve shqiptarë këtu në Gjermani dhe ne shpresojmë që përmes Unionit të Bizneseve Shqiptare të krijohet lidhje jo vetëm Kosovë –Gjermani apo Gjermani-Kosovë , qëllimi kryesor i Unionit të Bizneseve Kosovare është se të krijohet një rrjetëzimi i shqiptarëve brenda Gjermanisë që të bashkëpunojnë edhe të tregojnë suksese në të ardhmen”, tha Kelmendi.

Ai ka shtuar se duhet që krejt bizneset kudo që janë të kenë lidhje mes vete duke bërë edhe biznese mes vete dhe në të ardhmen të investojnë në Kosovë.

Në kongres ishte e pranishme edhe zëvendësministrja e Ekonomisë së Republikës së Shqipërisë, Brunilda Paskali, e cila bëri prezantimin para të pranishmeve “Shqipëria – vend i mundësive“, që kishte të bëjë me zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, duke theksuar potencialet e shumta që ofron vendi për investitorë të huaj.

Po ashtu, në kongres ishte e pranishme me një zë shumë kritikë edhe Hamide Latifi nga organizata “Women in Business“, e cila mes tjerash iu tha të pranishmeve që patriotizmi më i madh është të hapësh vende pune. Po ashtu, pas prezantimeve Unioni i bizneseve u ndau mirënjohje shumë biznesmenëve të pranishëm, të cilët kishin kontribuar në aksionin e ndarjes së bursave për 30 studentë në Kosovë. (Kosovapress)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat