Aktivitetin dhe politiken duhet kuptuar si detyrë dhe obligim atdhetarë

Diaspora

Aktivitetin dhe politiken duhet kuptuar si detyrë dhe obligim atdhetarë

Më: 1 maj 2015 Në ora: 09:51

Në kuadër të procesit zgjedhor brenda Degës së LDK-së në Gjermani, Nëndega e LDK-së Baden-Württemberg mbajti kuvendin zgjedhor më datën 26.04.2015.

I pranishëm në cilësinë e mysafirit ishte veprimtari i devotshëm ish- anëtari i kryesisë së Degës së LDK-së Z. Bajram Kosumi. Pas raportit të punës të aktivitetit të Nëndegës së LDK-së në Baden-Württemberg kuvendi zgjodhi kryesin e re:

Kryetar: Abaz Imeri, N.kryetar: Halil Zemaj, Sekretar: Emin Demaj, anëtarët e kryesisë: Smajl Cekaj, Tahir Buqolli, Xhafer Kosumi, Emrush Cekaj, Skender Alimetaj, Haxhi Cekaj, Shpend Shala, Sylejman Lulaj, Bedrush Nezaj, Faik Musliu.

Aktivitetin politikën duhet kuptuar, para së gjithash, si detyrë dhe obligim atdhetar e jo ta keqpërdorësh si mjet për përvetësime materiale dhe avantazhe personale, kështu u shpreh kryetari i posazgjedhur z. Abaz Imeri, ai ndër të tjera përmendi prioritetet e kësaj Nëndege për katër vitet e ardhshme, pesë prej tyre:

1) Përkrahjen dinjitoze dhe vizionin e presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.

2) Institucionalizimi i mësimit plotësues në gjuhën shqipe dhe vënia e tij mbi baza profesionale.

3) Integrimin dhe bashkëpunimin me palën gjermane, angazhimin e të rinjve shqiptar.

4) Legalizimin e të gjitha aktiveve-Nëndegëve, regjistrimin e tyre nëpër komunat ku veprojnë.

5) Zhvillimin e lidhjeve kulturore, ekonomike dhe sociale të diasporës me Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat