Vullkan vargjesh në Kapfenberg

Diaspora

Vullkan vargjesh në Kapfenberg

Nga: Vehbi HALITI-Kapfenberg Më: 30 prill 2015 Në ora: 09:26

Në organizim të Shoqatës ,,Internationale'' Kapfenberg, ,,Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri'' në bashkëpunim me krijuesit letrar austriak të mbledhur në shoqatën ,,Europa Literatur Kreis Kapfenberg'' dhe me ,,Theater Baum Schere'' Kapfenberg u mbajt një orë letrare në të cilën u vënë në pah krijuesit e shqiptare dhe ata austriak me interpretimet e tyre me tema te ndryshme.Në një ambient të ngrohte ishin mbledhur krijues letrarë nga e gjithë Austria e madje një edhe nga Zvicëra duke bashkëdyzuar frymen krijuese të diasporës me krijuesit vendas.Në fillim u përshëndeten pjesëmarrësit në program nga moderatorja Monika Bras dhe u ftuan për një prezentim të shkurt, Josef Graßmugg nga Europa Literatur Kreis, Besim Xhelili nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri, Helmut Schlatzer nga Theater Baum Schere,si dhe Naim Sadikun nga ,,Internationale Verein Kapfeneberg'' të cilët treguan për punën e shoqatave të tyre. Në fillim skena iu takoi krijuesve nga ,,Europa Literatur Kreis'' me punimet e tyre si: Josef Graßmugg,Hans Bäck,Ruth Barg,Klaus Vorhauer të cilët trajtuan tema nga përditëshmëria,natyra dhe dashuria, pastaj me një interpretim të mirë dhe më ndryshe doli ,,Theater Baum Schere'' me krijuesin Helmut Schlatzer i cili na dha një ngjyrë të laramanisë gjuhësore gjermane në punimin e tij.Nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri Anton Marku prezentoi Antologjin në gjuhën gjermane të krijuesve shqiptarë në Austri ,,Illyricum'' të botuar në vitin 2013, ndërsa nga Josef Graßmugg u prezentua Magazina Kulturore nga Kapfenbergu ,,reib eisen'' në të cilën ishin përfshirë autor të ndryshum nga bota në gjuhën amtare dhe gjermane. një libër dhe një rast edhe për krijuesit shqiptarë për të paraqitur punimet e tyre aty.Më tutje me punimet e tyre u paraqiten Anton Marku,Besim Xhelili,Zef Ndrecaj,Mergim Osmani,Vjollca Koni,Brahim Avdyli,Zahide Ukaj,Vehbi Haliti,Hysni Elshani.Shumica e temave të trajtuara nga pala shqiptare kishin tema nga e kaluara,vendlindja por nuk munguan as tema tjera.

Ajo që mund të thuhet në përgjithësi ishte një paraqitje e denje e krijuesëve shqiptare me interpretimet e tyre me plot emocione të cilat shpesh ndërpreheshin nga duartrokitjet e të pranishmeve.Në pamundësi për një përfshirje më të madhe për shkak të ulëseve të kufizuara pjesa tjetër e të pranishmëve ishin përfaqësues të shoqatave të ndryshme si ,,Kosova'' nga Salzburg-u në krye me Hamdi Kabashi,Shoqata ,,Dardania'' nga Knitelffeld-i,në krye me Hysni Elshani,Shoqata,,17 Shkurti''Baden në krye me Tahir Turkaj,Shoqata,,Nënë Tereza'Graz në krye me Martin Marku,Shoqata,,Internationale''në krye me Naim Sadiku.Një ngjyrë të veqant i dha programit edhe paraqitja nga Isuf Tershana me gajde dhe kavall, instrumente që rrallë e shohim në diasporë e që zgjoi kërshërin e të pranishmëve.Për fund organizatori kishte përgaditur edhe një byfe me pije e specialitete shqiptare të cilat nga ana austrike ishin të panjohura por shumë të pëlqyera.Si përmbledhje e gjithë kësaj mund të thuhet se një pjesë e mirë e diasporës tani janë orientuar kah kultura duke paraqitur vlerat e tyre edhe para anës vendase.Nga reagimet e para nga ana austriake del se njohurit e tyre për këto organizime ishin fare të pakta madje si në shaka Helmut Shlatzer një puntorë shumëvjeqar kulture në bibliotekën e qytetit tha- citat ,,Në orët letrare të cilat i organizojmë ne kurr më shumë se 20-30 vetë nuk na mblidhen madje duke bërë reklama dy-tre mujore, ndërsa ktu shohë të interesuar nga e gjithë Austria madje një edhe nga Zvicëra, kjo është për të u admiruar, diqka e tillë është e paparë'' Fjalë miradije kishin edhe antarët e tjerë nga pala austriake dhe ofruan bashkëpunim.

Nga e gjithë kjo del se një organizim i tillë ishte i qëlluar dhe tejet domethënës dhe se bashkëpunimi austriako-shqiptarë si në të gjitha sferat e jetës edhe në kultur duhet të vazhdojë për arsye se, kultura nuk plaket dhe nuk vdes ajo vetëm krijohet dhe mbetet përgjithëmon e shkruar në libra dhe e ruajtur në sirtarët e bibliotekave të ndryshme.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat