Thirrje zyrtare partive politike shqiptare në IRJM

Diaspora

Thirrje zyrtare partive politike shqiptare në IRJM

Më: 30 prill 2015 Në ora: 08:51

Katërmbëdhjetë vite të plota pas përfundimit të luftës kinse çlirimtare, ju drejtuesit e partive politike shqipfolëse dhe politikbërëse në IRJM, e sidomos nënshkruesit dhe mbështetësit e MO-së, nuk keni arritur të krijoni një ambient të lirë dhe të dinjitetshëm për jetën e shqiptarëve, vlerëson Arbër Gashi, sekretar i përgjithshëm i Organizatës Balli Kombëtar Demokrat në Mërgim.

“Rezultati i punës suaj është lulëzimi ekstrem i krimit të organizuar, strukturat mafioze, dikatura komuniste, korrupcioni i pa fund, terrori i përditshëm, gjykata të varura nga politika raciste e qeverisë Gruevski, të cilës i shërbejnë gjyqtar të përbetuar kriptokomunist, antishqiptar dhe vrasës të perspektivës tonë kombëtare, rinisë shqiptare të Iliridës”, thekso ai.

Ai thekson se, shkelja sistematike e të gjitha të drejtave dhe burgimet e përjetshme ndaj atyre që tentojnë të identifikohen si shqiptar autokton, janë bërë shenjë dalluese dhe krekosëse e një lidershipi të prapambetur, një diktature të egër raciste, të cilës i prijnë udhëheqësit e grupeve përkatëse komuniste, Ali Ahmeti shqipfolës dhe Nikolla Gruevski sundimtar i sovjetit monstër.

“Në emër të Organizatës Balli Kombëtar Demokrat në Mërgim, i drejtohemi me thirrjen tonë për reflektim të gjithë politikbërësve shqiptar në sovjetin IRJM. Ne presim dhe shpresojmë që brenda një periudhe 21 ditore, duke filluar numërimin nga data 29.04.2015, spektri politikbërës e shqipfolës në IRJM të ketë kryer detyrat me sa vijon:

1. Largimin e të gjithë deputetëve shqiptar nga Kuvendi i IRJM.
2. Prishjen e koalicionit BDI - VMRO.
3. Krijimin e strukturave të Lidhjes Shqiptare për pavarësi, bashkim kombëtar dhe shpëtimin e kombit nga diktatura e shtetit monstër.
4. Fillimin e procedurave përkatëse për institucionalizimin e vullnetit politik të qytetarëve për bashkim kombëtar dhe krijimin e strukturave të pavarura shtetërore të shqiptarëve.
5. Përzgjedhjen e delegatëve nga të gjitha komunat historikisht shqiptare për në Kuvendin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kuvend i cili punimet e tij i zhvillon nga data 7 - 10 qershor 2015, në qytetin e bashkimit të të gjithë shqiptarëve, në Prizrenin e Rilindjes Kombëtare Shqiptare”. N.Sh

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat