Ditë e veçantë për komunitetin shqiptar në Kanada

Diaspora

Ditë e veçantë për komunitetin shqiptar në Kanada

Më: 29 prill 2015 Në ora: 21:29

Nga mbledhja e Grupit të Miqësisë Shqipëri-Kanada me rastin e vizitës së ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë z. Ditmir Bushati në Kanada

Sot, ishte një ditë e vecantë për të gjithë komunitetin shqiptar në Ottawa dhe në mbarë Kanadanë. Dhoma e Meditimit Sean O’Sullivan, në ndërtesën 117 të Bllokut të Lindjes të Parlamentit Kanadez kishte marrë ngyrat e flamurit shqiptar.

Tek dera e Sean O’Sullivan Meditation Room ne Parlamentin e Kanadase, flamuri Shqipetar, krenari dhe nder per te gjithe ne. Në mes të një grupi parlamentarësh dhe senatorësh, miq te Shqipërisë, si dhe të ftuar nderi të diasporës që banojnë në këtë qytet, Shkëlqesia e saj, Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Kanada zj. Elida Petoshati në bashkëpunim me Dhomën Parlamentare të Miqësisë Shqipëri-Kanada dhe kryetarin e saj, Parlamentarin z. Leon Benoit dhanë një pritje nderi për Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, z. Ditmir Bushati dhe grupin e tij që këto ditë po vizitojnë Kanadanë.

Në fjalën e saj të mirëseardhjes, zj. Elida theksoi rëndësinë e kësaj vizite në forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes të dy vendeve dhe dëshirën dypalëshe që ky bashkëpunim të forcohet e të materializohet në një bashkëpunim më të thellë e më dinamik në fushat e interesit dypalësh me projekte konkrete, plotësim të kuadrit ligjor si një detyrë për të ardhmen e afërt.

Ajo gjeti rastin të falenderojë diasporën shqiptare, qe me integrimin e saj ne Kanada është ura më e sigurtë lidhëse mes këtij bashkepunimi. Duke u integruar me dinjitet në vendin që kanë zgjedhur të jetojnë, shqiptarët në Kanada janë krenari për Shqipërinë dhe imazhin e saj në Kanada.

Në mes të miqve kanadezë, përshëndetën Senatorja Andreychuk, e cila theksoi angazhimin e saj , dëshiren dhe mbështetjen e cdo lëvizje demokratike në Shqipëri e sidomos lëvizjet në drejtim të integrimit sa me të madh të femrës e rolit të saj në shoqëri.

Në fjalën e tij të rastit, Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, z. Ditmir Bushati pasi falenderoi për mikpritjen e ngrohtë, vuri në dukje krenarinë e tij si i pari Minister i Jashtëm shqiptar që ka vizituar Kanadanë. “Kanadaja është investitori më i madh në Shqipëri në vitet e fundit”, tha z. Bushati, “por Kanadaja ka përzgjedhur ajkën e emigrantëve shqiptarë gjithashtu. Kjo ajkë, me potencialin e saj na bën krenarë dhe na jep shpresa për forcimin dhe vazhdimësinë e këtij bashkëpunimi”.

Pastaj e mori fjalën i Nderuari z. Leon Benoit i cili duke i uruar mireseardhjen Ministrit Bushati dhe bashkëshortes së tij në Kanada, theksoi se është krenar që Kanadaja po vazhdon të mbajë vendin e parë si investitore në Shqipëri dhe shprehu angazhimin e tij që ky objektiv të qendrojë i tillë edhe në të ardhmen. Shqipëria ka një potencial të madh dhe pozita e saj gjeografike në Bashkimin Evropian tani edhe si shtet kandidat është për t’u admiruar dhe përkrahur me të gjitha mundësitë.

“- Për herë të parë kam dashur të vizitoj Shqipërinë në vitin 1971 kur isha akoma student”, me tregon z. Benoit, teksa po pinim kafe andej nga fundi i pritjes. “Më thanë që është e pamundur të hyja atje, por unë e gjeta mundësinë. Dhe u befasova nga mikepritja e dashamirësia e njerëzve”.

– “Neve jemi shumë të ngrohtë, dhe e shprehim këtë nëpërmjet përqafimeve të sinqerta”, e ngacmoj pak, sa për ta bërë më miqësore bisedën tonë.

-“Tani më pelqen kur tokemi me miqtë shqipëtare, por në fillim kultura kanadeze në mua ishte pak më e ngrirë në këtë drejtim”, shton i nderuari, z. Benoit duke qeshur.

Shqipëria dhe shqiptarët kanë shumë për cka të krenohen, që nga kultura, natyra e shpirti i lirë e demokrat.”

Parlamentarët e nderuar, zoterinjtë Tod Optez, Bev Shipley dhe anëtarja e Parlamentit nga GTA, zonja Eve Adams gjithashtu shprehen entuziazmin e tyre për bashkëpunimin me të thellë me strukturat e qeverisë shqiptare në të ardhmen.

Vizita e Ministrit te Jashtem te Shqiperise ne Kanada vjen si kthim i vizites se Ministrit te Jashtem Kanadez, shkelqesise se tij z. John Barid ne Shtatorin e kaluar ne Tirane. Vizite e shenuar per te dyja palet pasi ishte e para e ketij rangu ne historine e bashkepinimit mes te dyja vendeve.

Gjate vizites se tij ne Ottawa, z. Bushati pati takime me Ministrin e puneve te jashtme te Kanadase z. Rob Nicholson; Kryetarin e Dhomes se Ulet te Parlamentit, z. Andrew Scheer si dhe anetare te Grupit Parlamentar te Miqesise Shqiperi-Kanada.

U nenshkrua mareveshja per permbylljen e sigurimeve shoqerore mes te dyja vendeve, nje mareveshje e shumepritur tashme nga gjithe komuniteti i shqiptareve qe banojne ne Kanada.

Duke theksuar se biznesi, eshte nje hap me perpara nga politika ne mardheniet dypaleshe, gjate ketyre takimeve u theksua deshira dhe vullneti per per nje bashkepunim me te forte ne kuader te NATOs dhe siteve te tij globale te sigurise./Mimi Kadiu/Mapo

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat