Grupet e Drenicës, Llapit e Dukagjinit ishin nën komandën e Salih Çekajt

Diaspora

Grupet e Drenicës, Llapit e Dukagjinit ishin nën komandën e Salih Çekajt

Nga: Abas Fejzullahi Më: 29 prill 2015 Në ora: 17:20

Zvicër-Sursse - Pjesëmarrësit e pranishëm në sallë, nderuan hapjen e akademisë përkujtimore në mënyrë madhështore, me dëgjimin e këndimin e Himnit të Dardanisë, me qëndrimin dinjitoz e krenar, ashtu siç e meriton Himni Dardan dhe Heroi i Kosovës Salih Çekaj.

Edhe në të kaluarën edhe tani po përsëriten sëmurjet e pa shërueshme për të hyrë në histori fytyra të caktuara në kohë dhe hapësirë, jo me merita për veprimtari të tyre atdhedashëse, por për pozitë dhe për pushtet, gjithnjë me propagandë ideologjike dhe metoda Gebelsiane, për ti penguar, apo edhe zhdukur sipas mundësive fytyrat meritore historike që kanë vepruar pa hile dhe ndërskamca për çështjen e Bashkimit Kombëtarë në kohë dhe hapësirë.

Të gjithë ata që me mashtrime, dredhi, shpifje, kurthe, ndërskamca, dhe krime të kryera dhe fshehjen e tyre dhe të realitetit ekzistues, që kanë hyrë apo bëjnë përpjekje në vazhdimësi, që me çdo kusht e mënyrë, për të hy në histori, me kohë është dëshmuar se do të mbesin në histori me fytyrën e vërtetë të shëmtuar ashti si veprimet e bëra për qëllimet e tyre për pozitë dhe pushtet...!

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten dhe të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat