LDD-Dega në Zvicër me të gjithë strukturën e saj kthehet në LDK

Diaspora

LDD-Dega në Zvicër me të gjithë strukturën e saj kthehet në LDK

Më: 29 prill 2015 Në ora: 15:44

Në zyrën e Degës së LDK-së në Zvicër, kryetari i Degës së LDK-së në Zvicër z. Haki Latifi, anëtari i kryesisë z. Ajet Avdyli dhe nënkryetari i nëndegës së LDK-së në Solothurn z. Musa Sylejmani pritën të martën kryetaren e Degës së LDD-së në Zvicër z. Zize Pepshi si dhe nënkryetarin z. Remzi Durmishi.
Kryetari i degës z. Haki Latifi i uroj mirëseardhje në emër të kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër duke ju premtuar bashkëpunim të suksesshëm në forcimin e LDK-së. “Kthimi i juaj sot dhe bashkimi juaj në rrugën tonë është dëshmia më e mirë se LDK-ja është parti e madhe dhe me traditë. Po ashtu ndihem i nderuar që LDK-së në Zvicër po i bashkohen edhe veprimtar, të respektuara dhe me ndikim, siç është Dega e LDD-së. Kjo është dëshmia më e qartë se forcimi LDK-dhe bashkimi i elektoratit të së të filozofisë Rugovjane është alternativa më e mirë në kthimin e besimit në institucione të qytetarëve në Kosovë dhe të mërgimtarëve shqiptarë në Zvicër”, tha Latifi.
Ndërsa z. Zize Pepshi, pasi e falënderoi për pritjen e përzemërt si dhe deklaroi se kthimi i LDD-së me të gjitha strukturat e saj në LDK bëhet edhe me pëlqimin e kryetarit të LDD-së akademik Nexhat Daci dhe me vendimin e marr ditë më parë nga kolegjiumi i degëve të LDD-së në Europë në Ulmë të Gjermanisë, bëhet pa kushte dhe se në LDK të gjithë janë dhe e ndjejnë vetën rugovistë.
Ajo shprehu gatishmërinë për ta vazhduar punën dhe aktivitetin e tyre në strukturat e LDK-së, pa kushte dhe me obligime si e gjithë struktura dhe anëtarësia e LDK-së.
“Ky veprim u përshëndet dhe u mirëprit nga bashkëveprimtarët e deridjeshëm të tyre dhe u zotuan se do ta vazhdojnë punën rreth konsolidimit të strukturave dhe anëtarësisë së LDK-së në Degën e Zvicrës, në mënyrë që në një të ardhme të afërt, LDK-ja të kthehet në tabanin e prijësit të proceseve politike, ekonomike dhe sociale në Republikën e Kosovës. Vazhdojmë së bashku! Së bashku jemi më të fortë!”, tha Pepshi. BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat