Presidenti Nishani i jep titullin “Nderi i Kombit” veprimtarit te dalluar te komunitetit z. Rrustem Gecajt

Diaspora

Presidenti Nishani i jep titullin “Nderi i Kombit” veprimtarit te dalluar te komunitetit z. Rrustem Gecajt

Nga: Beqir SINA Më: 29 prill 2015 Në ora: 09:23

Në një njoftim nga Tirana thuhet se Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka nderuar sot me titullin Nderi i Kombit, veprimtarin e dalluar të komunitetit shqiptarë në SHBA, zotin Rrustem Gecaj i cili njëhereshit është edhe pronari i kantinës së verës Stone Castel, në Rahovec - Kosovë.

Në njoftimin zyrtar të presidencës thuhet se Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dt. 27/04/2015, nr. dekreti 9056 zotit Rrustem Gecaj Dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi të lartë dhe respekti të thellë për veprimtarinë e tij të çmuar atdhetare dhe përkushtimin e paepur në shërbim, mbrojtje e mbështetje të çështjes kombëtare, si dhe për lartësimin e emrit dhe vlerave të rralla të bashkësisë shqiptaro-amerikane”.

Në Manhattan, New York, më 2 Qershor 2014- në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Nju Jork, zotit Gecaj, i është dhënë nga Presidentja e Kosovës znj. Atifete Jahjaga Medaljen Presidenciale të Meritave.

Në një ceremoni duke i dorëzuar Medaljen Presidenciale të Meritave, me motivacionin “Për veprimtarinë dhe angazhimin në afirmimin e Cështjes Kombëtare”, zotit Gecaj, Ambasadori Bekim Sejdiu, ish - Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës, në Nju Jork, përgëzoi z. Gecaj për kontributin e madh që ka dhënë për Kosovën, para dhe gjatë luftës, si dhe për kontributin që vazhdon të japë sot duke investuar në Kosovë.

Duke përuruar Sallën qendrore të Shtëpisë së Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, në 27 maj 2014, në Bronx – New York, u nderua me një pllakë bronxi veprimtari i dalluar i komunitetit Rrustem Gecaj. Në këtë veprimtari morën pjesë, udhëheqësit e Vatrës dhe dhjetra aktivistë e veprimtarë të komunitetit.

Në pllakën e vendosur në mur është gëdhendur shënimi: “The Renovation of these Premises Donated by Mr. Rrustem Gecaj – April 2014” (Rinovimi i këtyre mjediseve është dhuruar nga z. Rrustem Gecaj – Prill 2014).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat