LDK-Nëndega NRW në Gjermani mbajti Kuvendin Zgjedhor

Diaspora

LDK-Nëndega NRW në Gjermani mbajti Kuvendin Zgjedhor

Më: 28 prill 2015 Në ora: 00:21

Nëndega e LDK-së NRW në Gjermani ka mbajtur dje Kuvendin Zgjedhor ku ka zgjedhur Kryetarin e Nëndeges, Kryesinë dhe delegatët për Kuvendin e Deges.
E veqanta e këtij Kuvendi ishte pjesëmarrja në zgjedhje edhe e perfaqësuesve te ish LDD -së për NRW dhe Gjermani.Ish kryetari për Degen dhe Nëndegen me disa antarë u kyqen në procesin zgjedhor plotësisht të njejtë me tjerët andaj të shërbejë kjo si shembull për tjerat Nëndegë dhe Degë.
Kuvendi pas votimin të fshehtë nga dy kandidatë për Kryetar zgjodhi Jakup Gërgurin, ndërsa antarë të Kryesisë , poashtu pas votimit të fshehtë u zgjodhen:Donika Gërvalla,Enver Musa,Behgjet Muqolli,Bahtir Avdiu,Binak Gashi,Behxhet Krasniqi, Qemail Kryeziu, Arsim Rexhepi, Qazim Thaqi dhe Ilir Makolli.
Për të pranishmit ishte kënaqsi që kësajë Kryesie ju bashkangjitë veprimtarja Zonja Donika Gërvalla e cila u mirëpritë dhe u përshëndetë nga të pranishmit.

Ishte karakteristike edhe mospranimi në kandidim i Anton Kolajt dhe Qazim Bajgoraliut të cilët patën një qëllim; angazhimin e të rinjëve me premtim se do kontribuojnë edhe në të ardhmen , pavarsisht a janë në struktura udhëheqëse.Kuvendi zgjodhi edhe Delegatët për Kuvendin e Deges së LDK-së për Gjermani.

Kuvendi zhvilloi punimet në një atmosferë pune duke perfillë regulloren e punes së Kuvendit Zgjedhor të Nëndeges nga neni 1 deri te ai i fundit 23 të miratuar nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat