LDK Zvicër: Fundërrina Klosi e di kush e vrau Ministrin Krasniqi, Ali Ukën, Ilir Konushecin...

Diaspora

LDK Zvicër: Fundërrina Klosi e di kush e vrau Ministrin Krasniqi, Ali Ukën, Ilir Konushecin...

Më: 27 prill 2015 Në ora: 10:36

LDK-ja në Zvicër ka reaguar ashpër pas deklaratave të vazhdueshme të Fatos Klosit shefit të shërbimit Informativ të Shqipërisë gjatë luftës në Kosovë, i cili po përpiqet ta njollosë presidentin Ibrahim Rugova dhe organizimin ushtarak të bërë nga qeveria e Republikës së Kosovës.
Kjo degë e LDK-së si asnjëherë tjetër është e pezmatuar dhe irrituar se si forcat majtise, që i vlerëson se janë komuniste nuk e pushuan asnjëherë luftën antikombëtare, dhe kështu i bëjnë thirrje shqiptarëve që ‘ta kuptojnë se komunistët shqiptar kurrë nuk ia kanë dashtë të mirën Kosovës’, prandaj këtë që po e bën Klosi edhe tani është veçse vazhdimësi.

Deklaratë e degës së LDK-së në Zvicër lidhur me deklarimet e kryespiunit Fatos Klosi

Herët a vonë e vërteta do të del në shesh, për këtë nuk do të ketë dyshime. Një fjalë e popullit thotë: "Qeni që ka ashtin duke lëpirë, nuk mundet me leh, por as të kafshoj"... pra i këtij soji është edhe Fatos Klosi, i cili është në gjendje të bëj të gjitha poshtërsitë për ta lëpirë ashtin... Por, një ditë ai asht kësaj fundërrine dhe të tjerëve të sojit të tij, do t'i mbet në fyt për shkak të pakujdesisë dhe pastaj do të ngordhin si qentë e uritur dhe do të hudhen në shportën e hedhurinave të historisë.
Stërvina Klosi e dinë mirë se kush e vrau Ministrin dhe oficerin e karrierës, patriotin e madh kolonel Ahmet Krasniqin në mes të Tiranës, Ali Ukëm, Ilir Konushecin e të tjerët.
Shqiptarët duhet ta kuptojnë se komunistët shqiptar kurrë nuk ia kanë dashtë të mirën Dardanisë. Pikërisht rastet e vrasjeve enigmatike para, gjatë dhe pas lufte, janë shembuj të freskët se si dora e zezë komuniste vazhdon të punoj kundër ideve për realizimin e qëllimeve kombëtare.
Dhe sa herë të përmendet emri i Fatos Klosit duhet të shpërlahet goja se kundërmon. E ky soj si Fatos Klosi dhe shërbëtorët e tij si në Shqipëri dhe në Kosovë nuk punuan për interesa të atdheut si dhe mbanë përgjegjësi kombëtare për dëmet që ia kanë sjell Kosovës duke harruar shpatat dhe thikat gjakatare, të cilat vranë pas shpine që ende ju vjen era gjak shqiptari!!! BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat