Qibrije Hoxha zgjedhet kryetare e Degës së LDK në Suedi

Diaspora

Qibrije Hoxha zgjedhet kryetare e Degës së LDK në Suedi

Më: 27 prill 2015 Në ora: 09:20

U mbajt Kuvendi i IX zgjedhor i Degës së LDK në Suedi. Të pranishëm ishin pjesëmarrës të disa nëndegëve të LDK si Landskrona, Malmö, Ängelholm, Bostad, Hässleholm, Bostad, Lund, Stokholm, Alvesta, Kristianstad, Hör.

Kuvendin e shpalli të hapur Kryetarja e deritashme, Qibrije Hoxha e cila edhe raportoi për punën 1 vjeçare nga Kuvendi i fundit e deri më sot. Ajo vlerësoi se procesi i zgjedhjeve të cilat po zhvillohen në LDK, edhe përskaj vështirësive është proces, transparent dhe demokratik për të cilin ka shumë intersim. Qibrije Hoxha vlerësi se LDK si parti e vlerave të demokracive Liberale dhe anëtare e PPE është grupim vullnetar I aktivistëve të cilët vendosin vetë dhe pa presione për të zgjedhur dhe për tu kandiduar në zjedhje. Ajo më tutje vlerësoi se Dega e LDK në Suedi edhepse numerikisht nuk është e madhe por si gjithmonë ka dhënë kontributin e saj në afirmimin e vlerave demokratike në LDK dhe në Kosovë në përgjithësi. Dega e LDK në Suedi do të vazhdojë të jetë frymëzuese në trasimin e vlerave të projektit Rugovian për Demokraci, Zvillim Ekonomik, sundim të Ligjit dhe miqësi të përhershme me SHBA, UE dhe Aleancën Veriatlantike.

Pas aprovimit të Raportit të Punës dhe pas diskutimeve të shumta të frytshme të pjesëmarrësve – delegatë, u zgjodh kryesia e re, kryetarja, nënkryetarët dhe anëtarët tjerë të Kryesisë në përbërje: Qibrije Hoxha, Avdi Rama, Saranda Hiseni, Hysen Ibrahimi, Osman Ahmetgjekaj, Isuf Bajraktari, Fitim Sejdaj, Mehdi Zullufi, Shefqet Tafilaj, Remzi Basha, Adem Ahmeti, Rrahman Rrahmani, Enver Qupeva, Valbona Hasani.

Delegatët i dhanë mbështetje të plotë kryetarit të LDK Isa Mustafa, sa i përket qëndrimeve të tij ndaj deklaratave të fundit të Fatos Klosit.

Qibrije Hoxha u zgjodh kryetare e Degës së LDK në Suedi, nënkryetar Osman Ahmetgjekaj dhe Remzi Basha. Sekretar u zgjodh Isuf Bajraktari, arkëtar Avdi Rama dhe kryetar i Forumit Rinor Fitim Sejdaj.

Delegat për Kuvendin e Përgjithshëm të LDK u zgjodhën, Qibrije Hoxha, Saranda Hiseni dhe Hysen Ibrahimi.

Në fund kryetarja Qibrije Hoxha, falenderoi të pranishmit për pjesëmarrje dhe besimin e dhënë që të jetë në krye të Degës së LDK në Suedi. Ajo shprehi gadishmëri që Dega e LDK në Suedi do vazhdojë ti qëndrrojë besnike programit ë LDK, i cili themelohet në vendimet e Lidhjes së Prizrenit dhe vizionit ë Presidentit Historik dr.Ibrahim Rugova. Do të vazhdojmë të anagazhohemi të kontribuojmë në ndërtimin e shtetit Ligjor në Kosovë, në zhvillimin e demokracisë dhe zhvillimin ekonomik me mundësitë që kemi dhe në kordinim të plotë me Kryesinë e LDK. Dega e LDK në Suedi i jep mbështetje të plotë z.Isa Mustafa për Kryetar të LDK edhe në këto zgjedhje./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat