Mërgata i hapë krahët për të punësuar 10 mijë qytetarë nga Kosova

Diaspora

Mërgata i hapë krahët për të punësuar 10 mijë qytetarë nga Kosova

Më: 25 prill 2015 Në ora: 17:56

Rreth 10 mijë qytetarë nga Kosova ka mundësi që në një të ardhme shumë të afërt të punësohen në Gjermani.

Ky është premtimi që është bërë sot nga Unioni i Bizneseve Kosovare në Gjermani.

Unioni Kosovarë në Gjermani, sot ka organizuar për herë të parë kongresin, me pjesëmarrje të qindra bizneseve nga Gjermania.

Po ashtu në këtë kongres ishin të pranishëm edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik i Kosovës , Blerand Stavileci, ministri i Diasporës, Valon Murati , po ashtu pjesëmarrës ishte edhe zëvendësministrja e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë, Brunilda Paskali.

Në këtë kongres dy ministrat kosovarë kanë njoftuar bizneset gjermane për mundësitë që ofron Kosova për investimet e huaja.

Po ashtu edhe kryetari i qytetit të Kolnit, Df Heinen,vend ku po mbahet ky kongres tha se pretë nga ky union që të rritet edhe më shumë bashkëpunimi në mes të bizneseve kosovare me ato gjermane.

Df Heinen tha se ky union është duke u munduar të përmirësoj imazhin e vet e Kosovës.

Ndërsa kryetari i Unionit, Ejup Berisha ka thënë se qëllimi kryesor i këtij unioni do të jetë bashkëpunimi i bizneseve kosovare në Gjermani.

“Qëllimi ynë është që të punësojmë njerëz nga Kosova, 10 mijë njerëz ti sjellim nga Kosova, pra secila firmë kosovare këtu të punësoje punëtorë sezonal në Kosovë”, ka thënë Berisha.

Sipas tij, njerëzit që do të punësohen do të kalojnë përmes një konkursi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat