Bashkim pa kushtëzime dhe fisnik i LDD-së me LDK-në

Diaspora

Bashkim pa kushtëzime dhe fisnik i LDD-së me LDK-në

Nga: Shkruan: Idriz Zeqiraj Më: 24 prill 2015 Në ora: 17:08

Çdo ndarje është e dhimbshme, e trishtme. Çdo ndarje është një humbje. Këtë e provoi LDK-ja në Kuvendin e 6-të, në Kuvendin e turpit të madh. Të dy palët janë pjesë e fajësisë. LDK-ja dhe LDD-ja, por, të parës i faturohet fajësia e madhe. Dhe, kjo për disa arsye: 1.- Mënyra e shkarkimit e akademik Nexhat Dacit , nga kreu i Kuvendit, ishte tendencioze dhe skajshëm provokative, jo vetëm për atë, por, për të gjithë anëtarësinë e LDK-së e më gjerë. "Nexhat Daci të vjen këtu dhe të japë dorëheqje nga kryetar i Kuvendit", - çirrej e kacagjelohej ciniku Eqrem Kryeziu, intrigues e klanor, përçarës deri në ndarje të LDK-së. 2.- Procedura parazgjedhore e mbledhjes të firmave ishte hileqare, sepse prof. Fatmir Sejdiu, duke qenë president, në shpërdorim të këtij posti, favorizohej. 3.- Përzgjedhja selektive e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ishte shumë përjashtuese dhe skajshmërisht provokuese. 4.- Pajtimi dhe afrimi i njerëzve që kishin përbuzur LDK-në dhe vet Presidentin Rugova, favorizimi i tyre me poste dhe injorimi i kuadrit të sprovuar dhe të përkushtuar të LDK-së.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat