Ministri Murati për vizitë te bashkatdhetarët në Danimarkë

Diaspora

Ministri Murati për vizitë te bashkatdhetarët në Danimarkë

Më: 24 prill 2015 Në ora: 09:22

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Danimarkë, ministri i Diasporës, Valon Murati, pati disa takime me bashkatdhetarët që jetojnë në këtë shtet.

Në qytetin e Horsens të Jylandit, ministrin Murati e pritën një numër i madh i bashkatdhetarëve, të cilët i ishin mirënjohës, për shkak se kjo vizitë ishte e para e një zyrtari të shtetit në këtë rajon.

Në këtë takim, ministri Murati dhe bashkëpunëtorët e tij i paraqitën objektivat e MeD-së, si dhe i shpalosën planet e Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim të mëtutjeshëm me bashkatdhetarët.

Gjithashtu, Ministri Murati u takua edhe me bashkatdhetarët në qytetin e Kopenhagës. Me këtë rast, ishin të pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Kastriot Robo, dhe ambasadori i Maqedonisë, Naim Memeti.

Edhe në këtë takim, ministri Murati foli për nevojën e rrjetëzimit të diasporës sonë, duke potencuar se diaspora shqiptare ka luajtur një rol të veçantë në historinë kombëtare, prandaj MeD-ja e trajton atë një dhe të pandarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat