Kthimi i SHBA-së në Ballkan dhe zgjidhja e çështjes shqiptare

Diaspora

Kthimi i SHBA-së në Ballkan dhe zgjidhja e çështjes shqiptare

Nga: Skënder KARAÇICA Më: 24 prill 2015 Në ora: 01:12

Ka kohë që në Maqedoni dhe në Ballkan me popullin shqiptar të ndarë në padrejtësitë historike,po thuren një seri skenarësh të njohur për shpalljen e tyre,,fajtor,,të kohës për gjoja ,,destabilizimin,,e hapësirës së trazuar në Ballkan.Më këto të dhëna delë para opinionit SHSHA-ja në Çikago,që i referohet ngjarjeve të fundit në Maqedoni dhe rasti në Gushicë që tregon qartë për kurdisjen e orës antishqiptare dhe për fshehjen e problemeve të rënda politike dhe ekonomike në këtë vend me një të ardhme të brishtë dhe ende në fund të rrugës për kahet e reja të ndarjes nga e kaluara e boshtit pansllavist në hapësirën ballkanike.
Populli shqiptar si popull i dytë shumicë në hapësirën e vet etnike nuk janë ,,pakicë kombëtare,,nacionalno malcinstvo)në Maqedoni,por kjo ,,pakicë,,shqiptare nuk ngel shumë prapa,,shumicës,,maqedonase,thuhet në deklaratën për opinion të SHSHA-së në Çikago.Përkitazi me lëvizjet e reja antishqiptare propozojmë që të nisin ndryshimet e Kushtetutës dhe popullit shqiptar ti pranohet statusi i kombit(shtetformues)dhe e drejta e tyre kombëtare për vetëvednosje.Po ua rikujtojmë pushtetarëve maqedonas se Maqedonia është shtet shumëkombësh,shumëkulturash,prandaj ajo nuk mund të konstituohet si shtet demokratik i pranuar nga bashkësia ndërkombëtare,vetëm po qe se mbeshtetet në këto parime dhe realitetin e kohës.
Në deklaratën e SHSHA-së thuhet se në Maqedoni shqiptarët kanë qenë gjithmonë element konstituiv i shtetësisë(e jo i shtetësisë maqedonase).Konsiderojmë të rëndësishme se si pikënisje për marrëveshjet historike ndërmet maqedonasve dhe shqiptarëve do duhej të merrej Republika e Krushevës(1903),ku shqiptarët dhe vllehët kanë qenë të përfaqësuar në mënyrë të barabartë me maqedinasit, e jo të flitet për Marrëveshjen e vdekur të Ohrit që për kohën sot e këtu,nuk ka asnjë vlerë politike,juridike dhe kushtetuse për avancimin e çështjes së (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoni.
Duke hedh dritë për aktualitetin politik e të sigurisë në Maqedoni,nuk jemi të kënaqur me angazhimet e deritashme të BE-së,ndonëse ajo me mekanizmat e saj politiko-diplomatik më shumë po i ledhaton me dorëne butë të demokracisë qarqet qeveritare në Shkup dhe Beograd,prandaj ka ardhur koha që BE-ja të shkoj në shtëpi për të pushuar dhe rolin e zgjidhjes së çështjes shqiptare në Ballkan ta merrë SHBA-ja si kreatore e vlerave të lirive njerëzore dhe demokracisë,që në këto hapësira të trazuara shekullore e përmbylli me sukses rrugën e shtetësisë së Kosovës dhe hapi shtigjet e reja për paqen në këtë pjesë të Evropës,thuhet në fund të kësaj deklarate për opnion të SHSHA-së në Çikago.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat