Mark Prenaj, kryetar i LDK-së në Bernë, Ruzhdi Dina në Biel-Bienne

Diaspora

Mark Prenaj, kryetar i LDK-së në Bernë, Ruzhdi Dina në Biel-Bienne

Më: 22 prill 2015 Në ora: 13:25

Në nëndegën e LDK-së në Olten kryetar u zgjodh veprimtari z. Istref Rudaj, në Nëndegën e Zofingenit kryetar rizgjidhet z. Xhemajl Haxhiu.

Në kuadër të procesit zgjedhor në LDK-ë, Dega e LDK-së në Zvicër me intensitet të shtuar vazhdon procesi i mbajtjes së Kuvendeve zgjedhore nëpër nëndegë, njofton komisioni për informim i LDK-së.
Gjatë fundjavës së kaluar, më 18 dhe 19 prill u mbajtën kuvendet Zgjedhore në nëndegët e LDK-së: Olten/SO, Zofingen/AG, Solothurn, Bernë dhe Biel-Bienne/BE.
Në këto kuvende u zgjodhën kryetarët e nëndegëve, kryesitë e nëndegëve si dhe delegatët që do të përfaqësojnë këto nëndegë në Kuvendin e Degës së LDK-së në Zvicër.
Në nëndegën e LDK-së në Olten kryetar u zgjodh veprimtari z. Istref Rudaj, në Nëndegën e Zofingenit kryetar rizgjidhet z. Xhemajl Haxhiu.
Ndërsa, në kuvendin zgjedhor të Nëndegës së LDK-së në Solothurn, kryetar i nëndegës u rizgjodh Ahmet Kosumi.
Gjithashtu në nëndegën e LDK-së në Bernë kryetar u zgjodh veprimtari z. Mark Prenaj si dhe në nëndegën e LDK-së në Biel-Bienne kryetar u zgjodh z. Ruzhdi Dina.
Punimet e këtyre kuvendeve i përcollën anëtarët e kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër: z. Arif Baftiu-nënkryetar, z. Ismet Krasniqi, sekretar si dhe anëtarët e kryesisë z. Fadil Dalloshi, Ajet Avdyli, Zeqir Gjukaj, Shaqir Shala, Abroz Rrustemi, Hamzë Morina, Saim Tahiraj, Gjon Mehmeti.
Në kuadër të mbajtjes së këtyre kuvendeve u prezantua edhe kandidatja e propozuar nga Dega e LDK-së për zgjedhjet nacionale z. Herolinda Rexhepi-Avdyli për kantonin Solothurn, e cila garon nën siglën e CVP-së si dhe kërkoi votën për ta votuar CVP-ën në këto zgjedhje si alternativën më të mirë, si dhe shpalosi orientimet programore të fushatës nga partia parlamentare zvicerane CVP në zgjedhjet nacionale të tetorit 2015.
Vlen të theksohet se interesimi i të rinjve dhe të rejave në këto zgjedhje të LDK-së ishte për tu përshëndetur, e cila siguron perspektivën e suksesit të organizimit të LDK-së në të ardhmen duke respektuar dhe nderuar filozofinë e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.
“Të zgjedhurve u dëshirojmë punë të mbarë dhe suksese në forcimin e LDK-së në dobi të komunitetit shqiptar në Zvicër. Vazhdojmë së bashku!”, thuhet në njoftim. BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat