Zvicra nuk “u mbyll dyert” azilkërkuesve nga Kosova

Diaspora

Zvicra nuk “u mbyll dyert” azilkërkuesve nga Kosova

Më: 22 prill 2015 Në ora: 11:07

Bernë, 21 prill -Numri i azilkërkuesve në Zvicër (112) është për 75 për qind më i madh se në muajin dhjetor të vitit të kaluar, bën të ditur Sekretariati Federal për Migracion për “Presheva Jonë”. Zvicra sikur vendet tjera te BE-së konfrom të drejtave të njeriut, kartës se OKB-së, nuk mund tu ndaloj të drejtën për azil askujt e as shqiptarëve nga Kosova, Shqipëria apo vendet tjera të Ballkanit. Sipas Bernës “nëse, qeveria jonë ndërmerr masa strikte, nuk donë te thotë se ju ndalojmë te drejtën për azil.
Për ketë dëshmojnë edhe statistikat zyrtare nga qeveria zvicerane në muajin e fundit në Zvicër kanë kërkuar azil 1565 persona që paraqet një rritje prej 3 për qind në krahasim me muajin paraprak, kur ishin 1514. Sipas Bernës, në muajin e kaluar 159 shtetas eritrean kanë aplikuar për azil në Zvicër, 13 më shumë se në muajin e kaluar (+ 9%). Për më tepër Eritrea, ishin ndër vendet kryesore të origjinës së azilkërkuesve Siria me 155 kërkesa (14%), Sri Lanka (108 kërkesa; 40%), Afghanistan (92 aplikime; 2 %), Kosova (79 pretendime; 29%), Gambia (66 pretendimet; 3%) dhe Nigeria (60 aplikime; -27%).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat