SH.K.A „Dardania", bënë promovimin e librit monografik „Një hap i traditës kombëtare“ edhe në Kosovë

Diaspora

SH.K.A „Dardania", bënë promovimin e librit monografik „Një hap i traditës kombëtare“ edhe në Kosovë

Më: 20 prill 2015 Në ora: 20:36

Në vazhdën e aktiviteteve të ngjeshura të SH.K.A „ DARDANIA“ nga Wintethuri i Zvicrës, dhe pas një mori paraqitjesh, koncertesh, festivaleve që nga festa e 20 vjetorit të saj në dhejtor të vitit të kaluar, ku edhe u promovua për herë të parë edhe libri monografik „ Një hap i traditës kombëtare“, tash nga stafi i saj është vendos që edhe në Kosovë të bëhet promovimi i kësaj vepre 20 vjeçare të aktiviteteve të saja nëpër vitet aq të vështira, dhe të pa harruara për gjithë pjesëmarrësin dhe protogonistët e kësaj vatre të kulturës dhe traditës sonë kombëtare sidomos në mërgatë.

Edhe pse me një agjend të ngjeshur, për ditët në vijim, duke marrë për bazë ftesën dhe pjesëmarrjen në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës 2015, e cila do të mbahet nga 10 maji deri më 16 maj, kurse më 12 maj dhe 13 maj janë pikat e caktuar të shoqërisë kulturore dhe artistike „Dardania" për tu ngjitë në skenë, me programin e vetë.

Pikërisht më 29 prill 2015 në ora 11:00 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në Prishtinë, do të mbahet promovimi i parë për Kosovë, me çka do të jenë të pranishëm edhe institucionet tona kulturore dhe mediat e shkruara dhe elektronike të cilat do ta përcjellin këtë promovim, kur dihet se vje nga diaspora dhe mërgata jonë e çmuar, e cila ka dhënë shumë për lirin, për njerzit dhe të afërmit e saj, mandej mbajtjen gjallë në kushte më të vështira të popullit tonë, edhe gjatë luftës së fundit, por edhe para lufte.

Në ketë libër janë të gërshetuara pikërisht të gjitha aktivitetet që ndërlidhen me kauzën tonë, por gjithënjë duke mendua edhe për pjesën e traditës dhe kulturës sonë të lashtë përmes këngës, valles dhe veshjeve tona që dallohen shumë në raport me veshjet tjera të nacioneve tjera që jetojnë dhe veprojnë në mërgatë, pikërisht në Zvicër.

Libri është në disponim te lexuesit që nga janari i këtij viti,che mund ta porositëni në çdo kohë në adrsën e shoqërisë. Ky libër monografik është shpërnda edhe në bilbliotekat e qytetit të Winterthurit, pritet të shpërndahet edhe në Bernm dhe Zürich në arkivet e shtetit por edhe në bibliotekat kryesore të qyteteve të saja, për tu njohur më afër fëmijët dhe studiuesit e ndryshëm të traditës dhe ruajtjes së vlerave tona kombëtare, me çka sigurisht se një mijë e sa foto janë në këtë libër flasim më shumë se çdo fjalë.

Vlenë po ashtu të theksohet se në fund të maji, pas festivalit të Gjirokastrës, kjo shoqëri do të jetë organizatore e pjesës artistike në Akademinë përkujtimore të UçPMB-së, që do të mbahet në Winterthur, nën organizimin e Shoqatëave të Luginës së Preshevës me rrethinë.

Nuk mund ti anashkalojmë edhe donatorët tanë që kanë ndihmua, në mbarëvajtjen e aktiviteteve tona, si dhe gjithë ajo armat prej mbi 500 vetave që kanë kalua nëpër dyert e SH.K.A „ DARDANIA“ në periudha të ndryshme duke kriju kuadra në këngë, valle, moderim dhe aktrim, e që sot janë të shpërndar nëpër Zvicër e gjetiu, një mirënjohëje të veqant ju ofron kryetari dhe stafi i saj, për punën dhe angazhimin shumë vjeçar të secilit që ka kontribua deri më sot, dhe suksese gjithë atyre që janë edhe më tutje në rrjedha të kesa shqoërie na thotë kështu Shefqet Cakolli drejtor i saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat