Vëllezërit Kolaj - kujtojnë 45 vjetorin e ardhjes në Amerikë

Diaspora

Vëllezërit Kolaj - kujtojnë 45 vjetorin e ardhjes në Amerikë

Nga: Beqir SINA - New York Më: 20 prill 2015 Në ora: 18:32

Një nga familjet më të suksesshme shqiptare në emigracion - familja e vëllezërve Kolaj nga Budislac - Kosovë, kujton sot 45 vjetorin e ardhjes në Amerikë, duke postuar në rrjetin shoqëror facebook një fotografi të rrallë nga ato fotografi që thuhet se flasin më "shumë se një mijë fjalë" me urimin "Zoti e bekoftë Amerikën. Dhe Zoti i bekoftë nënat!".

Njëri prej vëllezërve Kolaj, show-biznesmeni Giorgio Kolaj, i njohur në komunitet si aktivist dhe veprimtar i dalluar, ka postuar një fotografi të vjetër bardh e zi, duke shkruar poshtë saj :" Kjo foto e veçantë është marrë pikërisht 45 vjet më parë, si sot, në kampin e emigrantëve në Frosinone, Itali. Ajo është marrë në momentet e para së familjes time, kur ne u drejtuam për në aeroport, dhe mbërritëm në Amerikë."

Ai kujton se 7 muaj para kësaj fotografie, babai i tij kishte ndrruar jetë, dhe qe varrosur në atje dhe në këtë fshat italian, pra në Frosinone. Duke lënë pas vetes nënën e tij të ve me katër djem dhe një vajzë. Gjithashtu, në kujtesën e tij, duket se ka mbetur dhe shtëpia, pikërishtë aty ku ai ka lindur në katin e lartmë të shtëpisë që duket prapa krahëve të tyre në sfondin e fotografisë.

Mirëpo, ajo që ka kthyer në mendjen e tij, nostaligjinë,e njërit prej katër vëllezërve, Giorgios, duket se është, kjo foto e veçantë, për tërë familjen Kolaj. Për shumë arsye, tregon Giorgio, por mbi të gjitha sepse është moment kur ne "gjetën Amerikën" vendin e ëndrrave të miliona emigrantëve nga kryq e tërthor bota. "Kur ne Kolajt, shkruan ai kemi filluar udhetimin tonë për këtë vend të madh" nga që "Unë nuk mund ta imagjinoj se çfarë po ndodhte thellë në zemër dhe në mendjen e nënës sime në kohën e kësaj fotografie".

Ky imazh simbas tij, tregon atë madhështinë e asaj që ne e quajm "American Dream". "Ku një jetë tjetër do t'a pres njeriun, ashtu si priti Nanën time, një grua e huaj e ve e paarsimuar dhe me pesë fëmijët e saj të jetë të mirëpritur me krahë hapur në këtë vend të madh, që u bë shtëpia e dytë e të gjithë shqiptarëve".

Andaj shkruan Giorgio Kolaj me këtë rast, dua të shpreh atë se ne të gjithë "I jemi përgjithmonë në borxh në këtij vend të madh. Një borxhi ky që për mendimin tim nuk mund të shlyhet, sa të jet jeta".

Giorgio duke postuar këtë fotografi nuk e fsheh dot faktin se ai gjithmonë është i habitur nga nosltagjia dhe madhështia e me të cilën personazhet kan ilustruar në pamjen e saj, me përzierien e të gjitha emelemnteve karakteristike të njerëzimit.

Fotografia, e 45 vjetëve më parë shfaqet "Përmes dobësisë, forcës., nëpërmjet dëshpërimit, respektit, nëpërmjet përulësisë, nderit e krenarisë, që ne i jemi përgjithmonë mirënjohës ndaj Nënës sime që na solli në këtë vend - mua, motrën dhe vëllezërit e mi, duke na i dhënë privilegjin që të jemi amerikan. Vetëm me anë të hirit të Perëndisë. Zoti e bekoftë Amerikën. Dhe Zoti i bekoftë nënat!" shkruan Giorgio Kolaj

Familja Kolaj, nga Kosova me biznese në tre kontinente

Në njërin prej kanaleve televizive më prestigjiozë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, FoxNews, në zonën e Nju Jorkut, e përreth tij, në programin "FoxBusiness", kanali 5-të, në Mahattan, të ftuar në studion e tij - kanë qenë kohë më parë tre nga katër vëllezërit Kolaj - Paulinin, Gjonin dhe Gjergjin, për të rrëfyer "si arritën të bëhen kaq të suksesshëm në Amerikë . Vëllezërit Kolaj - nga Kosova duket "se kanë gjetur Amerikën".

Si shumë të suksesshëm ata ishin mysafirët e radhës, të drejtuesit të këtij emisioni David Assman, gazetar i njohur politik dhe i programeve të biznesit. Tre vëllezërit Kolaj, të cilët mendohet se kanë kapur ëndrrën amerikane, me biznesin e tyre të famshëm dhe të suksesshëm Famous Familigia Pizza, janë bërë shpesh herë protagonistët e faqeve të shtypit amerikan, gazetave dhe revistave më të mëdha amerikane.

Ndonjëherë, edhe anë e mbanë botës, për suksesin e tyre në industrinë e biznesit pica - restaurant.

Biznesi i tyre me pica, të firmës Famous Familigia Pizza, 7 vite më parë ( 2008) arriti deri në zonën tregtare të Hong Kong International Airport. Ndërsa, para lojërave olimpike "Pekini 2008", biznesi i tyre Famous Familigia Pizza,"pushtoi" edhe zonën tregtare në aeroportin ndërkombëtar të Pekinit. Dy bizneset më të fundit të tyre janë hapur muajin e fundit në aeroportin ndërkombëtar të Torntos - Kanada dhe në aeroportin Ndërkombëtar të qytetit Meksikos - Meksikë Duke i bërë biznesmenët shqiptarë, vëllezërit Kolaj, me afro 100 lokale Faoums Familigia Pizza nëpër botë.

Biznese zyrtare këto, që gjenden në hartën e tri kontinenteve - SHBA(në 25 shtete), në Europë dhe Azi.

Industria e këtij lloj biznesi, të quajtur Franchising - "disa restaurante të njëjtës firmë", është nga më populloret dhe model biznesi në SHBA-së. Famous Familigia Pizza, që njihet si biznesi zyrtar i vëllezërve Kolaj, nga Kosova, është fitues i dhjetëra medaljeve dhe titujve nga më prestigjiozët në Amerikë, për restaurantet. Biznesi i tyre, është sponsori i disa filmave të njohur amerikan, i fushatave elektorale, dhe fushatave humanitare.

Biznesmenët e suksesshëm nga Kosova, janë bijtë e një emigranti patriot dhe i ikur nga sundimi sllavo-komunist. Ata tërë jetën e vet ia kanë dedikuar, familjes së tyre në radhë të parë dhe shqiptarëve. Ata me aftësitë e tyre, i'a arritën në SHBA-së, vendin e mundësive të mëdha, të krijojnë "principatën" e tyre të biznesit - me 80 lokale Famous Familiglia Pizza. Duke i ndezur “dritën jeshile” prosperitetit personal, e familjar, dhe në fund të kontribuojnë aq shumë duke bërë diçka, atë çfarë edhe mund të bënin ata si biznesmenë për Kosovën e çështjen shqiptare.

Vëllezërit Kolaj kanë hyrë në rrugën e suksesit e tyre, dhe këtë e kanë arritur dhe vazhdojnë t'i realizojnë në tokën e lirisë dhe kampionen e demokracisë në botë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vëllezërit nga Kosova - Kolaj : kanë një biznes të suksesshëm, kryejnë vepra bamirësie dhe janë amerikanë të vërtetë

Gjithashtu, duhet cekur se Famous Familigia Pizza, ka dhënë një kontribut të veçantë me anë të vëllezërve Kolaj në çështjen e Kosovës, këtu në SHBA-së. Ata e kanë përkrahur e mbështetur me mjetet financiare, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, dhe shumë veprimtari e aktivitete të tjera, të komunitetit shqiptarë. Vëllezërit Kolaj, i kanë thënë medies shqiptare, se duan që suksesi i tyre të jetë afatgjatë, dhe se filozofia e tyre nuk është vetëm të rrisin bizneset, por, edhe të ndihmojnë të tjerët dhe t’i japin komunitetit shqiptarë. Në fakt ata e kanë bërë traditë tashmë, që të ndajnë një pjesë të të ardhurave të tyre, shoqatave bamirëse dhe të ndihmojnë në raste fatkeqësish të mëdha.

Nuk janë shumë të bujshëm dhe thonë se gjëja më e mirë që mund të bëjnë për komunitetin shqiptar është që të kenë një emër të mirë, duke përhapur kështu emër të mirë edhe për shqiptarët e tjerë, e t'u tregojnë atyre se si mund të bësh biznes.

Familja Kolaj nga Kosova - Familja Piza në SHBA-së, mbasi jetuan disa vjet si emigrantë në Frosinone - Itali, mamaja e tyre Roza dhe pesë fëmijët mbërritën në vendin e ëndërrave. Ndoshta, duke menduar të realizojnë njërën prej ëndrrave të tyre, biznesin e suksesshëm në Amerikë. “Këtë biznes e kemi filluar në 1986-ën, qysh 19 vjet të shkuara, thotë njeri prej tyre, Georgio, si thirret këtu. Jemi katër vëllezër thotë ai dhe së bashku kemi pasur sukses të mirë. Kemi pasur mundësi me e rritë biznesin, me punëtorë dhe partnerë të mirë. Sot, kemi më shumë se 60 lokale, vetëm në 20 shtete të Amerikës. Nëpër botë lokalet e më të fundit janë hapur në Evropë dhe Azi, (Hong Kong, Kinë, Meksiko dhe Kanada më së fundi).

Duke folur për gazetarët amerikan Paulin Kolaj që njihet edhe si President i kompanisë ka thënë se "Jemi të kënaqur dhe shpresojmë të hapim edhe më shumë lokale në Amerikë, e nëpër botë”

Ai tregonë se kur mendon sesi e kanë filluar aktivitetin, është mirënjohës që kanë arritur kaq shumë: “Ky vend(SHBA) të jep shanse të vërtetë për çdo lloj race dhe kombësie. Amerika, është vend emigrantësh. Jam i kënaqur se babai ynë ka pasur dëshirë të na sjellë në këtë vend për shans të vërtetë. Baba jonë na ka vdekur, kur ishim të vegjël, ishte i ri , ka rrëfyer Paulini, dhe nuk ka pasur mundësi të vijë këtu, por shyqyr Zotit, ne patëm mundësi të bëjmë diçka me jetën tonë dhe për të respektuar emrin e babait tonë, për të nderuar nënën tonë, sepse është grua e mirë dhe kjo është një nxitje e madhe”.

Vëllezërit Kolaj, Ndoi, Paulini, Gjoni dhe Gjergji dhe motra e tyre, Zoja, kanë lindur në Budisalc të Kosovës, por ëndrra e të atit, Pashk Kolaj, ishte që të vinin në Amerikë. Ai së bashku me gruan, Rozën, shkuan në fillim në Itali, ku i ati fatkeqësisht vdiq pa e parë Amerikën. Roza me vështirësi i mbajti fëmijët dhe, më në fund, i solli në Amerikë në vitin 1970.

Gjon Kolaj - thotë se për suksesin falënderon Zotin dhe të atin, i cili sakrifikoi jetën e tij që ata të bënin një jetë më të mirë”. “Nëna ime është prova që çdo gjë është e mundur. Kur ajo erdhi këtu ishte në të tridhjetat me pesë fëmijë, nga të cilët më i vogli vetëm disa muaj. Dhe kjo tregon se nëse dëshiron diçka me gjithë shpirt, nëse punon me gjithë përpjekjet e tua, mund ta arrish. Dhe jeta jonë është prova për një gjë të tillë. Dhe ne duam të arrijmë akoma më shumë”.

Gjon Kolaj është i lumtur për suksesin e deritanishëm dhe shpreson që kompania të zgjerohet edhe më shumë: “Jam vërtet i lumtur, sepse ka qenë një rrugë e gjatë për ne që nga Kosova, në një kamp në Itali dhe që të arrijmë më në fund në vendin ku realizohen të gjitha ëndrrat e botës,. Pra, ne treguam se jemi kompani e fuqishme dhe vitin tjetër do të zgjerohemi edhe në vende të tjera”. Planet për zgjerim për këtë kompani me qarkullim 35 milionë dollarë në vit, përfshijnë dhjetëra pika të mundshme shitjeje në vende nga më të rëndësishmet e qyteteve më të mëdha në Amerikë. Kryesisht nëpër aeroportet ndërkombëtare nga New Yorku e deri në Hong-Kong e Pekin. Por, për ta treg tërheqës është Evropa dhe është e natyrshme që, në këtë kuadër, të mendojnë për Shqipërinë dhe Kosovën ndoshta në të ardhmen: “Ne kemi ndërmend të shtrihemi edhe në Evropë, pse jo po të na krijohen mundësit edhe në Shqipëri ose në Kosovë, se, në fund të fundit, ne nga Kosova jemi. Një gjë e tillë do na jepte kënaqësi familjare”, thonë ata.

Kjo, pra, është historia e suksesit të, Paulinit, Gjonit dhe Gjergjit, të njohur si “Vëllezërit Kolaj” që donin të çonin në vend ëndrrën e babait të tyre. Ata janë katër vëllezër, por tre prej tyre janë më së shumti edhe mysafirët e televizioneve amerikane programeve të Biznesit.”Dhe, duket se ia kanë arritur qëllimit, ka thënë gazetari i emisionit FoxBuisness, David Asman, teksa i kishte të ftuar vite më parë në emisionin e tij dhe u fliste amerikanëve për familjen shqiptare nga Kosova, pronare te restoranteve "Famous Famiglia Pizza", qe ka biznes ne shumë shtete te Amerikës, shtetet dhe vendet më të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat