Familja, dhe bashkevuajtesit i japin lamtumiren e fundit Liri Kupit

Diaspora

Familja, dhe bashkevuajtesit i japin lamtumiren e fundit Liri Kupit

Nga: Beqir SINA - Queens New York Më: 20 prill 2015 Në ora: 14:53

QUEENS NYC: Të mërkurën, 15 Prill 2015, pas një sëmundje të rëndë, ndërroi jetë në Nju Jork, në moshën 82 vjeç, e ndjera Liri Kupi, bashkëshortja e Fatbardh Kupit, duke i lënë në pikëllim të thellë, burrin fëmijët, dhe familjarët e saj të dashur dhe të gjithë rrethin miqësor e të njohurit.
E ndjera ndërroi jetë në spital në Kuins, pas një sëmundjeje të rëndë.
Shërbimet funerale nisën ditën e Premte, më 17 Prill 2015, dhe vazhduan edhe të shtunën në Shtëpinë Mortore -(Funeralin): Schwartz Brothers-Jeffer Memorial Chapel, në Queens Blvd lagjia Forest Hills - Kuins.
E ndjera u përcoll me të gjitha nderimet për në banesën e fundit (e Shtunë 8 Prill 2015), me pjesëmarrjen e dhjetra vetëve, anëtarëve të familjes, miqve dhe dashamirëve të saj, ish bashkëvuajtësit nga kampet e interrnimit, nga Grabiani, Gradishtë, Gjazë, Savër, Pluk, Shtyllas e Lubonjë, dhe emigrantëve të vjetër.
Lamtumira e fundit për në jetën e amnueshme me një ceremoni mortore u zhvillua në kompleksin e varrezave qytetare në Kuins - Kew Gardens Cemetery, aty ku prehen eshtrat e heroit të 7 prillit, Abaz Kupi.
Bashkëvuajtësi i saj - mik i ngushtë, i familjes Kupi, zoti Lekë Mirakaj, duke i dhënë lamtumirën e fundit, u shpreh se nga emocionet e pa fund - ashtu si çdo njeri e kishte shumë vështirë të thoshte të gjitha për këtë njeri që po e përcjellin për në jetën e amnueshme, mes dashurisë, lotëve dhe kujtimeve
Ai tha se :' "Kjo grua fisnike, trime, burrnesh e thjesht dhe e ndershme, kjo Nanë e madhe, që rriti me sakrifica dhe krenari katër fëmijë si pllumat, e cila mori rrugën e kalvarit të vujatjeve të pa fund të regjimit diktatorial, fare e re, nga qyteti deri tek kasollet me kashtë në kodrat e Grabianit, në një kohë që fare lehtë mund të kishte zgjedhur një rrugë tjetër për të ardhmen e saj në atë kohë- zgjodhi dashurinë e saj për Bardh Kupin. Dhe këtë në atë kohë të vështirë ajo se bëri se Bradhi ishte djali i Abaz Kupit, por se tek ky djalë në atë kohë ajo shikonte njeriun e saj me të cilin do të lidhte jetën. Pra, burrin dhe shokun e pandarë të jetës me të cilin krijojë një familje të mrekullueshme, teksa e ndoqi dhe nuk ju nda atij duke qendruar së bashku me hallet e vuajtjet, e asaj kohe, deri sa më në fund pa disa ditë të bukura me rënjen e komunizmit"
Kurse, duke folur për jetën e saj me lot në sy Mirakaj - kujtojë se :"Liria qysh në atë moment, që mori përsipër - pra hyri në atë kasolle interrnimi - duke e hijeshuar dhe ndriçuar atë si nuse e re e bukur dhe fisnike, në vend të fustanit të bardhë të nusërisë, hodhi mbi trupin e saj, atë "fustanin me vellon" e pasojave, atyre vujatjeve dhe sakrificave, që regjimi i dha asaj dhe familjes Kupi në atë kohë. Liria, këtë se bëri ngaqë Bardhi ishte djali i Abaz Kupit, për të marrë përsipër nderin e përvilegjin që të jepte emri i asaj familje, por ngaqë ajo e dinte se me dinjitet, do të nderonte veten dhe familjen e saj", tha Lekë Mirakaj në fjalën e lamtumirës.
Liria - për të gjithë ata që e njohën do të kujtohet gjatë si një ndër qëndrestaret e kampeve të internimit, ku ajo nuk iu nda të shoqit gjatë sagës së vuajtjeve, edhe kur ai ishte nëpër burgje dhe internimet gjysëmshekullore të diktaturës komuniste.
Për Lirien (Lirie Kupi) sot në liri - mund të shkruhen romane, me personazhe të tillë për se si vajzë e re qytetare, dhe e familjeve të perviligjuara të asaj kohe, të arrijë të dashurohet me një internuar, ish të burgosur politik, dhe të martohet me të në kampin e internimit në Gradishtë, pikërishtë me të birin e Abaz Kupit, Fatbardhin, deri sa me atë martohet dhe krijon një familje të shëndoshë, me katër fëmijë si engjej.
Ajo është nga ato vajza të pakta, të diktaturës enveriane, që i përkiste një familjeje jo të persekutuar, të atij regjimi dhe që jetonte në qytetin e Lushnjes, mes pervilegjeve të asaj kohës. Por, nga dashuria e madhe me djaloshin e internuar Fatbardh Kupin, të birin e “armikut” e “tradhëtarit” të popullit, si e damkosi diktatori Enver Hoxha, atë dhe familejn Kupi, Liria, ashtu fare e re dhe një vajzë e bukur me origjinë permetare, por që banonte në Lushnje, gjimnaziste, zgjodhi jetën e vuajtjeve, dhe sakrificave, pranë burrit të saj, që i kaloi gjithë jeta nëpër burgje dhe internime, deri sa erdhi demokracia dhe ata erdhën në Amerikë.
Familja e Abaz Kupit, pjesëtare e së cilës ishte edhe e ndjera Lirie Kupi ka bërë, dhjetra vjet burg si dhe ka bërë 51 vjet internim 4 vjet gjatë kohës së pushtimi fashist dhe 47 vjet gjatë kohës së diktaturës komuniste në Porto-Palermo.
Në librin e shënimeve Organizata e Gruas Shqiptare Amerikane “Shprese & Paqe”, shkuante se me dhimbje të thellë ato shprehinin ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të heroines e patriotes shqiptare, si e kan quajtur ato Liri Kupin
"Kësaj gruaje vitale, të guximtshme që kurrë së përkulen vuajtjet e jetës, hallet e së shkuarës pa shkak nga diktatura komuniste në Shqipëri. Liri Kupi ishte një intelektuale e mirëfilltë, krijuese e heshtur përsa i përket fushës së letërsisë.Ajo shkruante libra, e poezi. Ishte një pasionate e madhe e librit. Ruajmë të paharuar me të ndjerën kujtimet më të mira. Ngushëllojmë me këtë rast bashkëshortin z. Bardh Kupi dhe fëmijët. I paharuar qoftë kujtimi dhe jeta e saj! shkruan MImoza Dajci presidente e Organizatës së Gruas Shqiptare Amerikane “Shprese & Paqe”, në Nju Jork.
Luan Haxhi Gashi një anëtarë e një familje të njohur nga Kuksi, arratisur vite më parë nga Shqipëria, shkruan në librin e shënimeve se : "Ngushllimet ma të ndjeshme Familjes Kupi për këtë humbje të pazëvendësueshme. Pushoftë në paqe shpirti i të ndjemës, e cila ndriti veten, familjen, bashkëshortin dhe fëmijtë e saj, në kohën e diktaturës komuniste. Vuajtjet,sakrificat e saj janë pjesë e historisë që ajo mjerisht ajo dhe bashkëshorti i saj i kaloj në kampet e interrnimit duke qenë shembull i një Nane fisnike".
Professor Sami Repishti një shkrimtar, humanist dhe historian shqiptar, i cili i ka shërbyer shumë për njohjen e çështjes shqiptare në perëndim. Një ish i burgosun politik në Shqipërinë komuniste dhe në ish -Jugosllavinë sllavo-komuniste ndërsa shpreh ngushëllimet e tij, ma të thella, për bashkëvuajtësin e tij, z., Bardh Kupi dhe të gjithë familjes Kupi, për këtë humbje të dhimbeshme të Zonjës Liri Kupi, thotë :" Pushoftë në paqe shpirti i saj, shpirti që mbajti të gjallë nji trup të shumë vuejtun të njënës nga viktimat e dërmueme nga terrori komunist. Qendresa e saj do të mbetet shëmbull për të gjithë ata që kërkojnë heroizëm në rezistencën anti-komuniste të demokrateve shqiptare"
Biri i vetëm i Kristo Kirkës (autoritet i kohës së vetë, vdekur në burgun e Burrelit më 1955), Niko Kirka, i cili ishte një ndër bashkëvuajtësit me familjen Kupi, i cili edhe vetë vuajti burgjeve dhe kampeve me punë të detyruar, për 8 vjet rresht, i ndjekur këmba – këmbës, nga fantazmat ish- Sigurimit të Shtetit , në atë kohë shprehet në librin e ngushëllimeve duke thënë :" Ngushullime më të thella, për humbjen e bashkëshortes dhe bashkëluftëtarës në luftën tënde shumë të gjatë në mbrojte të dinjitetit njerëzor. Ngushullime fëmijëve për humbjen e Nënës së tyre të madhe. Ngushullime gjithë familjes Kupi për humbjen e një nga shtyllave më të forta të saja. U prehtë shpirti saj në paqen e përjetëshme "- Familja Niko Kirka

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat