Në Linc buzë Rinit Nëndega e LDK-së mbajti Kuvendin zgjedhor

Diaspora

Në Linc buzë Rinit Nëndega e LDK-së mbajti Kuvendin zgjedhor

Më: 19 prill 2015 Në ora: 21:51

Në vazhdën e përmbushjes së obligimit statutor të LDK-së, në kuadër të zgjedhjeve në Degën e LDK-së në Gjermani dhe rregullores së punës të kuvendit zgjedhor të Nëndegës, Nëndega e LDK-së në Linz/Rhein-RLP, të dielën më 19.04.2015 në një atmosferë pune mbajti kuvendin zgjedhor në sallën e Restorantit "Zur Bunten Stadt" në qytezën Linc buzë Rinit.
Në fillim u intonua himni i Dardanisë, për nder dhe respekt të 19 prillit- rënies së heroit të kombit Komandant Sali Çekut (bashkëveprimtari tonë) dhe luftës së lavdishme të Koshares u mbajt një minutë heshtje dhe nderim, pastaj filluan pikat e rendit të mbledhjes: Miratimi i rendit të ditës, Kryesia e punës, Aktiviteti katërvjeçar i Nëndegës (ish-aktivit), komisionet, procesmbajtësi. Në këtë kuvend u zgjodhën kryetari dhe kryesia prej 9 anëtarëve si dhe delegatët për kuvendin e Degës së LDK-së në Gjermani. Kryetar i Nëndegës u zgjodh Dr.-Ing.Enver Hoxhaj, Nënkryetar- Ejup Shala, Sekretar- Beq Ganijaj, anëtar të kryesisë: Behxhet Mulliqi, Sahit Gashi, Avdyl Ganijaj, Skender Tahiri, Agim Hoxha dhe Besir Rexhepi.
Delegat u zgjodhën:
1.Dr. Enver Hoxhaj
2.Ejup Shala
3.Behxhet Mulliqi
4.Skender Tahiri
5.Sahit Gashi

Të zgjedhurit premtuan angazhim dhe aktivitet më të madh në të ardhmen si dhe përmbushjen e obligimeve të marra për ndarjen e dy bursave për student në Kosovë. Të ftuar ishin kryetari dhe kryesia e degës së LDK-Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat