Ikja e mësuesit

Diaspora

Ikja e mësuesit

Nga: Dibran Demaku Më: 19 prill 2015 Në ora: 17:04

Jeta e çdo njeriu është e rëndësishme. E rëndësishme për të afërmit ,e rëndësishme për miqtë e shokët, e rëndësishme për rrethin ku jeton. Edhe më e rëndësishme se kaq është jeta e Mësuesit. Jeta e Mësuesit përveç që lë gjurmë tek të afërmit e tij, tek miqtë e shokët, tek njerëzit e rrethit ku jeton, jeta e tij lë gjurmë edhe në mendjen dhe në zemrat e nxënësve të tij.
Ikja e çdo njeriu nga kjo botë lë zbrazëtirë dhe shkakton dhembje tek të afërmit e tij, tek miqtë e tij, tek rrethi i njerëzve ku ka jetuar. Ikja e mësuesit nga kjo botë lë zbrazëtirë dhe shkakton dhembje të ligjshme tek të afërmit e tij, tek miqtë e shokët e tij, tek rrethi i njerëzve ku ka jetuar. Ikja e Mësuesit nga kjo botë lë zbrazëtirë dhe shkakton dhembje të ligjshme edhe tek nxënësit e tij gjeneratë pas gjenerate. Edhe kujtimi për të, pra për Mësuesin, zgjatë më shumë, sepse ai dhe puna e tij kujtohet për kohë të gjatë nga ata që u ka dhënë dije për hapërimin në jetë filizave të rinj e që janë nxënësit e tij!
Me njëzet Prill të këtij moti bëhen dy vite të plota, qyshkur nga kjo botë iku një njeri, iku një prind, iku një Mësues. Dhe është e natyrshme që për ikjen e tij nga kjo botë, në këtë përvjetor, të rrjedhin lotë dhimbjeje për njeriun, për prindin, për Mësuesin! Në këtë përvjetor rrjedhin lotë dhimbjeje por edhe krenarie për njeriun, për prindin, për Mësuesin! Sepse njeriu, prindi e Mësuesi ishte njeri i mirë, prind i shkëlqyer dhe Mësues i jashtëzakonshëm! Ai, pra njeriu, prindi e Mësuesi, me jetën dhe punën e tij si në Kosovë ashtu edhe në mërgim dhe pikërisht në Gjermani, qindra e mijëra nxënësve të tij u hapi Dritaret e jetës!
Atë ,pra njeriun, prindin e Mësuesin e kanë njohur ata që ishin më afër tij e ata ishin familjarët e tij, miqtë e shokët e tij dhe sidomos Nxënësit e tij! Dhe tash, kur njeriu, prindi dhe Mësuesi ka ikur nga kjo botë, ata e kujtojnë atë me pietet dhe me krenari! Dhe thuajse që të gjithë për të thonë: Ai Ishte Njeri i mirë, Prind i shkëlqyer dhe Mësues i jashtëzakonshëm! Dhe natyrisht se për një person të tillë me virtyte të larta njerëzore të gjithë ata që e kanë njohur do të flasin me fjalë miradie dhe krenarie për atë, për Njeriun, për Prindin, për Mësuesin! Edhe autori i këtij shkrimi e ka pasur fatin dhe e ka njohur Njeriun, Prindin dhe Mësuesin! E Njeriu, Prindi dhe Mësuesi kishte një emër që ishte dhe është HETEM dhe një mbiemër që ishte dhe është XHAFOLLI!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat