Nju Jork, Arrestohet nje shqiptare pas akuzave duke u paraqitur si dentiste

Diaspora

Nju Jork, Arrestohet nje shqiptare pas akuzave duke u paraqitur si dentiste

Më: 17 prill 2015 Në ora: 14:09

Disa pacientë në Bronks të Nju Jorkut shkonin me besim të plotë te dentistja për të mbushur ndonjë dhëmballë, për të hequr një dhemb, apo edhe për të bërë ndonjë mbjellje, mirëpo gjërat nuk ishin ashtu siç dukeshin. Dentistja në fjalë, sipas autoriteteve amerikane, ishte një shqiptare e cila kurrë nuk kishte ndjekur studimet për stomatologji. Ajo e quajte veten Dr. Val. Emri i saj është Valbona Yzeiraj, 45 vjeç dhe nuk ishte e autorizuar të ushtronte profesionin e dentistit.

Sipas hetimeve, Yzeiraj ishte menaxherja e laboratorit të dentistit Xhefri Shongold. Kur ky i fundit nuk ndodhej në punë, ajo vishej si dentiste dhe priste pacientë të ndryshëm. Këtë detyrë të paautorizuar ajo e ka ushtruar nga nëntori 2012 deri në gusht të vitit 2013.

“Ajo diagnostikonte pacientët, bënte rreze x, si edhe u injektonte atyre anestezi deri të mbushjet e dhëmballëve”, ka thënë në gjyq asistenti i dentistit, Patrik Mekadën.

Shqiptarja akuzohet se kishte krijuar edhe klientelën e vetë dhe kryente punë me pacientët pa dijeninë e dentistit. Madje, ajo kishte bërë edhe një ofertë të mirë për ata që kishin probleme me dhëmbët dhe kështu u bë shumë popullore në Bronks’’ transmeton media lokale në Nju Jork..

Dyshimet e para lindën kur një pacient pati komplikacione dhe shqetësime lidhur me dhembët. Disa të tjerë nisën të kishin infeksione orale dhe dhimbje në dhëmballë. Pas zbulimit, dentisti e shkarkoi nga detyra Yzeirajn, ndërsa kjo e fundit thuhet se u përpoq t’i grabiste xhiron e ditës kur iu komunikua shkarkimi.

Valbona Yzeiraj përballet me akuza të rënda tashmë në gjyq. Nëse ajo shpallet fajtore, atëherë rrezikon deri në 7 vjet burg. Por edhe nëse shpallet e pafajshme, ajo do të paguajë 20 mijë dollarë dëme të shkaktuara.

Yzeiraj ka emigruar në SHBA në vitin 2003. Ajo madje lutej dhe betohej në shqip se nuk ishte fajtore. Sipas të shoqit të saj, Petrit Yzeirajt, ajo ka qenë dentiste në Shqipëri dhe rastet e komplikacioneve janë të shpeshta edhe mes dentistëve më të mirë./B.S/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat