Suzanne Somers dhe Tony Dovolani u eliminuan gjatë Javës 5 të sezonit "Dancing with Stars" 2015

Diaspora

Suzanne Somers dhe Tony Dovolani u eliminuan gjatë Javës 5 të sezonit "Dancing with Stars" 2015

Nga: Beqir SINA - New York Më: 16 prill 2015 Në ora: 15:13

LOS ANGELOS CA : Java e 5-të ishte një natë magjike në "Dancing with Stars", si nëntë çiftet e mbetura morën vlerësimin e adhuruesve të tyre, në natën më të preferuar të ashtuquajtur "Disney Night" gjatë vallëzimit spektakolar në televizionin ABC. Por, nata e fundit e java e 5-të, në "Dancing with Stars", nuk ka qenë me fat të mirë për një çift, që natën e fundit u dërgua në shtëpi duke u larguar nga Seasoni i 20-të, i konkurrencës së famshme në SHBA, "Dancing with Stars, dhe ai është ylli shqiptar i vallëzimit Toni Dovolani .
Këtë, herë në "rrjetën" e të larguarve, përfundojë çifti Suzanne Somers dhe Tony Dovolani të cilët u eliminuan gjatë Javës 5 të, të sezonit "Dancing with Stars" 2015, të hënën e kaluar.

Pas një kohe rutinë të zhanrrit "sexy jazz", shkrunate shtypi rozë, në Amerikë, ai rikthehet përsëri në stilin e premirës “He’s a Tramp” të vitit 1955, nëpërmjet skenave të filmave të animuar të Disneyt, si ato tek filmi “Lady and the Tramp”,ku çifti Suzanne Somers dhe partneri i saj Tony Dovolani, që u eliminuan gjatë Javës 5 të, të sezonit "Dancing with Stars" 2015, vallëzuan këtë sesion.
Megjithëse, shkruan shtypi amerikan - çifti Suzanne Somers dhe partneri i saj Tony Dovolani, kan impresionuar gjyqtarët me kërcimin e tyre të fundit, e cila mori 28 pik nga 40 pik të mundshme, dhe pavarësisht edhe nga një incidenti që ndodhi edhe në mes të performancës së tyre, ata nuk munden të kalojnë "pragun" e këtij spektakli për këtë vit, i cili ishte i 20 në radhë.

"Ju duhet të jeni shumë krenarë," vuri në dukje gjyqtaria Carrie Anna Inaba, duke shtuar se"Ju bëtë më të mirën. Por, "thembra e Akilit" e vallëzimit tuaj- u ngërthye në veshjen tuaj - dhe kjo ishte veshja e Suzanne, dhe kërcimi paksa shumë sexy, që ne nuk kemi qenë të gjithë në "disponim" për t'a parë ashtu ", tha Inaba pas eleiminimit të çiftit Suzanne Somers dhe partnerit të saj Tony Dovolani,

Në emisionin e mëngjesit "Good Morning America", Tony, ka ndarë dashurinë që kishte për partneren e tij Somers, duke thënë se Balerina e tij ishte profesionale dhe ka qenë gjatë këtij sesioni simbas tij, në një "betejë të vështirë që nga fillimi" për të dy se si ata konkuruan çdo javë për të kaluar dhe bërë më të mirën në sezonin "Dancing with Stars - 2015".

Toni mendon se ata u gjykuan në mënyrë të padrejtë! "Ata definitivisht nuk na gjykuan në mënyrë të drejtë", deklaroi Tony, duke shpjeguar se gjyqtarët janë menduar "shumë pak" për të na gjykuar ne çdo garë bazuar në nivelin e tonë dhe aftësitë.

Tony lidhur me procesin gjykues, tha se ai ishte dakord me gjyqtarët vetëm në një gjë: Java e 5 ishte performanca e tyre më e mirë por u gjykua me të pa drejtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat