Mblidhen me shumë sukses më tepër se 55,000 dollarë

Diaspora

Mblidhen me shumë sukses më tepër se 55,000 dollarë

Nga: Beqir SINA - New York Më: 16 prill 2015 Në ora: 10:05

Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” New York, në Nju Jork, me në krye me famullitarin e saj - Dom Pjeter Popaj - organizoj të dielën e kalur një darkë kulturore për ngritjen e fondeve të Seminarit Ndërdioqezan Shqiptar “Zemra e Këshillit të Mirë”, në lokalin e njohur Royal Regency Hotel në Yonkers NY.

Në, informacionin që na dha Kryetari i Komisionit Përgaditor Leonardo Berishaj, thuhet se në këtë darkë për grumbullimin e ndihmave materiale ishin të pranishëm rreth 300 mysafir, anëtar të famullisë Zoja e Shkodrës, veprimtar të komunitetit dhe kontribues të dalluar. Mysafir special i kësaj darke ishte zv/Rektor i Seminarit Dom Gjovalin Simoni, Kryetarja e Këshillit të Kishës Zoja e Shkodrës znj. Margarita Gazivoda Kocaj, Drejtor i ri Qendrës Nanë Tereza z. Marjan Cubi, Assembleisti z. Mark Gjonaj dhe Kryeredaktor i revistës Jeta Katolike z. Mark K. Shkreli

Aktivitetin e hapi Leonardo Berishaj i cili pasi faleminderojë mysafirët e nderuar, dhe pjesëmarrësit dhe donatorët, tha se kjo darkë organizohet nga Kisha jonë Zoja e Shkodërs dhe Famullitari Dom Pjetër Popaj për ngritjen e fondeve të Seminarit Nderdioqezan Shqiptar “Zemra e Këshillit të Mirë” Shkodër.

Fillimisht, Berishaj, iu drejtua pjesëmarrëseve, duke thënë se është privilegj dhe kënaqësi të kemi sonte në mesin tonë dom Gjovalin, të cilin në emër të Komisionit Organizativ të fushatës që unë e përfaqësoj e përshendes, ashtu si do të përshëndes të gjithë të pranishmit, me një falenderim i veçantë për bujarinë e tyre, dhe donacionet materiale.
"Ju falenderojmë të gjithëve për praninë tuaj, angazhimin dhe donacionet tuaja të shumta në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e kishave, qendrave fetare, shkollave, funeraleve dhe shumë e shumë projekteve të tjera si këtu në SHBA, poashtu edhe në vendlindjen tonë - Malësinë. Mbi te gjitha paraprakisht ju falenderojmë të gjithë ju donatorëve për kontributin tuaj të kësaj mbrëmje për përkrahjen e Seminarit Nderdioqezan Shqiptar, në Shqkodër" tha Kryetari i Komisionit Përgaditor Leonardo Berishaj,.
Më pas duke e faleminderuar për angazhimin dhe kontributin e dhënë. Berishaj ftoi të marrë fjalën udhëheqësin e kësaj darke, z. Gjergj Balaj, i cili tha ai ka dhënë dhe vazhdon ti japë kontribut të madh famullisë sonë dhe krejt komunitetit shqiptar.
Drejtuesi i kësaj z.Gjergj Balaj, mbasi ceku faktin se përse ishin mbledhur, këtë darkë, për të mbështetur Seminarin Nana e Këshillit të Mirë në Shkodër, u shpreh se :" Ky është vendi ku arsimohen për meshtarë shqiptarë. Ai , tha Balaj, është një institucion pa kufij - ku bashkohen djemt nga të gjitha trojet Shqiptare për hapur shpirtin e tyre me dashuri në shërbim të Zotit dhe të popullit besimtarë".
Duke folur për historikun e këtij seminari, Balaj, tha se Seminari Papnorë u hap për herë të parë në vitin 1859, dhe vazhdoj deri në vitin 46, kur u mbyll barbarisht nga gjakatarët komunist. Prifta u vrane, dhe në Shqipëri ishte sikur të kishte vdek Zoti, por, Jo! Zoti nuk vdes kurr, tha Balaj, dhe shtoi se Seminari u rihap ne vitin 90!"

Në historikun e saj tha ai mësojmë se sot janë mbi 40 dioqezan dhe rreulltar që kan studiuar aty, emra të njohur si Dom Gjovalini, Dom Viktori, Patër Mikel Pllumaj, Dom Simon Filipaj, Dom Mirget Gega, Dom Artur Kola, etj, diokon Kled Vukaj. Dhe, pikërisht, dje është shuguru nji diokon i ri, Agustin Bardhi nga Mirdita.

Ndërkohë, duke tërhequr vëmendjen që të reflektojm pak, drejtuesi i kësaj darke në fjalën e tij, permendi se kush janë meshtarët tonë dhe rëndësin e meshtarve! duke mos harruar rilindasit tonë! Dom Nikoll Kaccori, At Gjergj Fishta, etj, etj,tha ai.

Nga Seminari i Shkodrës kan dal Dom Ndre Mjeda, Dom Lazër Santoja, Dom Ndre Zadeja, Kardinal Mikel Koliqi, Dom Simon Jubani, etj.

Në fjalën e tij tha drejtuesi i saj :"Populli jonë e ka nji histori të dhimbsheme. Gjatë pushtimit ottoman, ditët më të errëta të historisë t’popullit Shqiptarë, meshtarët në trojet tona kan qenë ata njerez, në shërbim të Zotit që mbijetuan duke sherbyer popullit. Mos t’ishte besnikerina dhe perkushtimi i tyre, ceku ai, ne sot do ishëm t’zhdukur plotësisht".

Ne që jemi sot këtu, vijojë Balaj, rrjedhëm nga ato familje që mbijetuan bashk me ata meshtarë. Kisha jonë këtu në NY, uniteti jonë këtu në këtë famulli, ne të gjith jemi të lidhur si zinxhir me Kishën në atdheun tonë, ashtu si meshtarët ton, që jan zinxhir që lidhen drejt të dora e Krishtit. Trashigimi Apostulik.

Gjatë fjalës së tij - zoti Balaj, kujtojë edhe vizitën e Papa Franceskut në Shqipëri "Në Shqipëri për vizitën e Papës, tha ai u vendosën para syve tërë botës në bulevard - fotot e mbi 40 martirëve, viktimat e komunizmit. Gjaku i tyre nuk është derdh kot. Gjaku i tyre është rrahja zemrës t’popullit tonë. Mos t’harrojm sakrificen e tyre! Kemi përgjegjësi për të mbësht punën e tyre, sepse puna e tyre është vepra e Zotit! Martirizimi është sakrifica më e madhe që mund baj njeriu, " tha Balaj.
Kurse duke folur për darkën ai kërkojë nga të gjithë së bashku, t’hapin zemërat dhe të tregojnë mirënjohen dhe bujarinë, për sakrificën e tyre, e te mbështesin të gjithë këtë fushat, mbasi me mbeshtetjen e duhur tuajën, përmes këtij Seminari, theksojë Balaj, mund t’zevendsohen të gjith ata të humbur gjatë vitevet të komunizmit, dhe dasht Zotit që të shumohet edhe më shum numri i tyre, me ndhimen tonë".
Në fund të fjalës së tij udhëheqësi i kësaj darjke, z. Gjergj Balaj, tha se :"Kjo fushatë që u mbajtë më 12 Prill 2015 për ngritjen e fondeve financiare për Seminarin Nana e Këshillit të Mirë në Shkoder, për kocidencë përkoi edhe me 45 vjetorin kur u hap zyrtarisht kisha e parë Katolike Shqiptare në Amerik "Zoja e Kshillit të Mirë", pikërishtë më12 Prill 1970"

Pas fjalës së udhëheqësit të këtij programi, darkën e Bekoi ndimësfamullitari i Kishës Zoja e Shkodrës Dom Viktor Dedaj.Kurse, fjalën përshëndetëse, si organizator i kësaj mbrëmje, e mbajti famulllitari i kishës Zoja e Shkodrës, Dom Pjeter Popaj.

Ai përzemërsisht përshëndet dhe falenderojë të gjithë donatorët për kontributin e tyre, bujar," të cilët tha Popaj, here pas here japin dhe nuk kurshen në çdo vend kur kërkohet ndihmë dhe nevoja paraqitet. Me kontributin tuaj theksojë Dom Pjetri, po ndërtohen dhe e reparohen Kisha, qendra fetare, funerale dhe shumë objekte tjera të nevojshme për popullin tonë në vendlindje, por edhe për besmitarët tanë në SHBA".

Në mënyrë të veçantë Dom Pjetri falenderojë Këshillin e Kishës Zoja e Shkodrës dhe Komisionin Organizativ të Fushates, i cili me angazhimin e vet e bëri të mundshme, edhe këtë darkë, ashtu si dhe shumë evenimente të tjera.
Në fjalën e tij, zv/Rektori i Seminarit Shqiptar, Dom Gjovalin Simoni mbasi ka falenderuar Kryetarin e Komisionit pregaditor Leonardo Berishën, Këshillin e Kishës kryetaren Margarita Koçaj, udhëheqësin e programit Gjergj Balaj, Famullitarët Dom Pjeter Popaj dhe ndihmësin e tij, Dom Victor Dedaj dhe të gjithë përkrahësit dhe donatorët, foli në pika të shkurtra mbi Historikun e Seminarit.

Ai tha se "Seminari Ndërdioqezan Shqiptar ndodhet në qendër të qytetit të Shkodrës. Për herë të pare është hap nw vitin 1959 me emrin “Seminari Papnor” ku vitin shkollor e filluan 11 seminaristë të drejtuar nga Jezuitet.Për shkak të përndjekjes komuniste në vitin 1946 Seminari mbyllet dhe qëndron i mbyllur për 47 vite. Sipas vendimit të Selisë së Shenjtë në vitin 1992 përsëri hapet Seminari, duke u thirrur tashmë Seminari Ndërdioqezan Shqiptar “ Nëna e Këshillit të Mirë” duke iu kushtuar Pajtores së gjithë shqiptarëve".

Në vazhdim Dom Gjovalini u shpreh se Seminari Shqiptar është i të gjithë shqiptarëve ku edukohen seminaristë nga Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët që jetojnë nën Malin e Zi e të tjerë.

Darkën e ka përshëndetur asamblesiti shqiptarë në Asemblenë e Shtetit të Nju Jorkut Distrikti 80të në Bronx, - z.Mark Gjonaj i cili u përfshi në grupin e donatorëve me shuma më të mëdha si : Gjergj Balaj, Familja e Noce Mati Gjonaj, Valentin Balaj, Dode Curanaj, Nreke Tonaj.

Gjatë kësaj veprimtarie, Kryetarja e Këshillit znj. Margarita Gazivoda Koçaj e cila organizojë Lotarin e mbramjes, duke faleminderuar fituesit ka faleminderuar në mënyrë të veçantë edhe sponsorizuesit : Nreke Tonaj, Flames Restaurant ( Paloke Rudaj), Salon Chou Chou (Vera Elezaj), Familja Dushi, Artist Limousine Service (Lule Gjokaj), Zupa Restaurant dhe Benjamin Steak House,

Të angazhuar për argëtimin e kësaj darke ishin : Alfred Popaj me këngëtarin Agim Gerbeshi, dhe me një program më valle nga të gjitha trevat valletarët e Grupit Rozafati nën udhëheqjen e koreografes Agelina Nikaj.

Meqënëse fushata për mbledhjen e mjeteve materiale për Seminarin Shqiptar në Shkodër, përfundoi me shumë sukses, Kryetari i Komisionit Përgaditor Leonardo Berishaj, deklarojë se grumbulluan më tepër se 55,000. dollar, deshiroj që në emër të Komisionit organizativ t'i falenderoj të gjithë donatorët dhe pjesëmarrësit që me kontributin me angazhimin e tyre.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat