Pikturat e Berishës janë poezi, muzikë e qetë e shpirtit

Diaspora

Pikturat e Berishës janë poezi, muzikë e qetë e shpirtit

Nga: Intervistoi: Ramiz Dërmaku Më: 15 prill 2015 Në ora: 20:07

Pikturat e piktorit – koreografit Arsim Berisha janë realiste. Ato janë drithërimë shpirtërore me shprehje të lartë rrëfimore. Pikturat e tij pa mëdyshje janë një arritje e lartë rezonuese, të cilat e ngacmojnë shpirtin tonë dhe çdo vizitor ndahet i kënaqur me veprat-pikturat e tij. Puna e pandërprerë dhe angazhimi i madh në lëmin e artit e ngrisin lartë emrin e tij, e me theks të veçantë në pikturë. Ky piktor shumë herë u shpërblye me mirënjohje, diploma, kupa.., në Kosovë dhe diasporë. Rrëfimi i tij në pikturë, pa mëdyshje është një bukuri e lartë artistike, që çdo vizitor magjepset me pikturat e tij.
Piktori Arsim Berisha posë gdhendjes rëndësi të madhe i kushton edhe formës. Prandaj, këto dy elemente baraspeshuese që i përdor piktori me një invencion të lartë në pikturat e tij, i bëjnë të kuptueshme, tërheqëse dhe domethënëse. Një vizitor zviceran për pikturat e Arsim Berishës, thotë: "Pikturat e Arsim Berishës janë poezi, muzikë e qetë e shpirtit”.
Dhe, ato, gjithsesi janë bukuri e një estetike shumë të lartë të rrëfimit përmbajtjesor". Mendoj se pikturat Arsim Berishës e bëjnë që ky të jetë një emër i madh edhe tek artdashësit zviceran. Ne shumë piktura të tij Berisha, na paraqet vuajtjet e popullit shqiptar nga armiqtë e shumtë. Ky edhe përmes pikturave të tij nuk harron ta shpreh mllefin, pezmin, dhunën dhe urrejtjen ndaj armikut tonë shekullor. Piktori, Berisha, ne pikturat e tij trajton tema aktuale dhe rëndësi të madhe i kushton çështjes kombëtare. Gjatë bredhjes nëpër këto tema aktuale për shoqërinë tonë bashkëkohore shohim se në çdo pikturë të tij ai ndien dhembje për çështjen kombëtare dhe UÇK-ës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat