Akademi përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së Salih Çekajt

Diaspora

Akademi përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së Salih Çekajt

Më: 13 prill 2015 Në ora: 21:31

Në 16-të vjetorin e rënies heroike të Salih Çekajt, organizohet Akademi përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së Tij. Në këtë Akademi do marrin pjesë edhe shumë personalitete; emra të njohur të çështjes kombëtare nga Kosova, Gjermania dhe vende tjera të Evropës.
Me këtë rast, Këshilli organizativ fton të gjithë bashkatdhetarët shqiptarë kudo që jetojnë e punojnë, pa dallime partiake apo ideologjike që të marrin pjesë.
Akademia mbahet me 19 prill 2015, duke filluar nga ora 13.00. Njëherësh, ky Këshill organizativ u bënë thirrje të gjithë të interesuarve për pjesëmarrje që ta respektojnë kohën e tubimit, si të domosdoshme për mbarëvajtjen e Akademisë, nga ora 12.00 deri në orën 12.45.

Akademia mbahet në këtë adresë: në objektin - Hauptschule Aula, rruga- Kapellenweg 14, 85276 Pfaffenhofen- Bayern. Për çdo rast, ju mund të kontaktoni edhe në këta numra telefoni; 0152/3364 5120, 0173/371 9530 dhe 0176/ 6133 6241.

Komisioni për informim pranë Shoqatës Kulturore Shqiptare “Salih Çekaj” në Pfaffenhofen të Bayernit të Gjermanisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat