Përfunduan “Ditët Shqiptare Ilirida” në Namur të Belgjikës

Diaspora

Përfunduan “Ditët Shqiptare Ilirida” në Namur të Belgjikës

Më: 13 prill 2015 Në ora: 17:38

Shoqata SIREAS NAMUR, e udhëhequr nga veprimtarja Nermine Kumanova dhe Shoqata MAKOWAL, e udhëhequr nga Memedali Ahmedi, që njëherit është përfaqësues kryesor i Diasporës për Shqiptarët e Maqedonisë (DSHM) në shtetet e Evropës Perëndimore, organizuan “Ditët Shqiptare nga 28 Marsi deri 12 Prill” në Namur të Belgjikës. Në këtë manifestim “Ditët Shqiptare Ilirida” në Namur ishte prezent edhe kryetari dhe themeluesi i DSHM-së, z. Musa Lamallari – Tim Shkupi.
Prej datës 6 Prill, në Namur me Tim Shkupin për “Ditët Shqiptare Ilirida” ishte edhe delegacion nga Maqedonia, i përbërë nga sekretari i SHVL-së për Shkup, z. Xhem Lamallari, i njohur si Komandant Baruti, kryetari i Shoqatës Kulturore Shqiptare, z. Daim Hiseni, kryetari i Këshillit Organizativ për Drejtësi për rastin “Monstra”, z. Bedri Ajdari, në delegacion u bashkëngjiten edhe veprimtari nga Zvicra z. Florim Kadriu, si dhe gazetari dhe shkrimtarin nga Kosova, z. Habib Zogaj për të promovuar librin e tij “Reportazhe Lufte”.
Me 7 Prill në sallën Mundo në Namur u organizua një Mbrëmje poetike dhe tregime Shqiptare “Na ishte njëherë … shqiptarët për të kuptuar eksodin” me shkrimtarin nga Kosova, z. Habib Zogaj, i cili promovoi edhe librin e tij “Reportazhe Lufte” me rrëfime të drejtpërdrejta nga zonat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të pranishëm në këtë promovim ishin edhe shumë personalitet të njohura belge nga qyteti i Namurit. Gjithashtu promovimi i librit u bë edhe në Tongeren, në lokalet e Librarisë shqiptare Iliria, ku kaluam një mbrëmje shumë të ngrohtë dhe vëllazërore, si dhe në Bruksel në shoqatën Iliria.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat