Reportazh/ Kur vijnë mërgimtarët në pushime

Diaspora

Reportazh/ Kur vijnë mërgimtarët në pushime

Nga: Sylejman Salihu Më: 13 prill 2015 Në ora: 17:24

Kur vijnë mërgimtarët në pushime, të shkurtra apo më të gjata, gjithnjë adresa e parë e tyre është atdheu. Atje i presin njerëzit e vetë, të afërmit, miqtë, kujtimet që kanë lënë kur ikën me pikëllim, që sa vazhdojnë e shtohen edhe në vitet që kanë shkuar, edhe në këto vite, edhe në këtë moshë, edhe në këtë kohë. Nisen tërë ngazëllim, gëzim e hare, se do të jenë atje ku është me tamam jeta e tyre. Atje ku flitet gjuha e bukur e tyre. Atje ku këndohen këngët e tyre. Atje ku dielli i vendlindjes i ngroh më shumë. Atje ku dhembjen dhe gëzimet i kanë të përbashkëta. Atje ku fryma e jetës së tyre është e njëjtë. Dhe kalojnë mërgimtarët kufijtë njërin pas tjetrit dhe hyrje -daljet në Europë janë fare formale, pa strese, pa pritje, pa lodhje, pa tendosje nervash. Ngasin veturat e tyre me shpresën se do të kënaqen. Dhe pasi kanë bërë mbi 1800 kilometra rrugë pa ndalesa, hyjnë në kufirin e Muriqanit, kufiri me Shqipërinë për të dalë në Shkodër dhe pastaj në gjysmëautostradën e pambaruar që shpie drejt Kosovës. Aty fillon kultura tjetër e punës, aty fillon episodi tjetër. Policët, si malazezë ashtu edhe shqiptarë, hyjnë e dalin, shikojnë veturat, marrin ndonjë gotë në dorë me kafe apo diç tjetër dhe ulen e ngrihen, dalin e hyjnë sërish nga zyra në zyrë, prekin revolverët e tyre në brez, por të punojnë sikur përtojnë. Fishkëllejnë më vete ndonjë melodi monotone, këndojnë nëpër dhëmbë ndonjë këngë të vjetër. Mërgimtarët plot respekt presin. E kolonat e veturave të mërgimtarëve zgjaten sikur që zgjaten edhe pritjet e udhëtarëve në kufirin e atdheut.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat