Kryetar i nëndegës së LDK-së në Burgdorf/BE u zgjodh Refki Kryeziu

Diaspora

Kryetar i nëndegës së LDK-së në Burgdorf/BE u zgjodh Refki Kryeziu

Më: 12 prill 2015 Në ora: 21:19

Në sallën e restorantit "Landhaus" në Burgdorf, në kuadër të zgjedhjeve në Degën e LDK-së në Zvicër, Nëndega e LDK-së në Burgdorf/BE, të dielën më 12 .04.2015 në një atmosferë pune mbajti kuvendin zgjedhor.
Në fillim u mbajt një minutë heshtje me rastin e vdekjes së dy veprimtarëve të kësaj nëndege të ndjerëve Ali Latifi dhe Milaim Gashi gjatë kohës në mes dy kuvendeve.
Në këtë kuvend u zgjodhën kryetari dhe kryesia prej 11 anëtarëve si dhe delegatët për kuvendin e Degës së LDK-së në Zvicër. Kryetar i nëndegës u zgjodh z. Refki Kryeziu, nënkryetar -Prekë Buzhala, sekretar- Haki Latifi, anëtarë të kryesisë; Ramiz Gashi, Ali Basha, Ramadan Gashi, Pjetër Zalli, Alban Cahani, Abdyl Zeka, Nazmi Ibrahimi dhe Berat Berisha, bën të ditur sektori për informim i LDK-së. Punimet e kuvendit i përcollën nënkryetari i degës së LDK z. Arif Baftiu, anëtarët e Kryesisë së Degës Hasan Spahiu, Ajet Avdyli, Fadil Dalloshi, Zeqir Gjukaj. Nga nëndegët e LDK-së Freiburg Alush Greiqevci, Shaip Kastrati, Solothurn; Mustafë Beluli, Riza Smajli dhe nga Cyrih z. Lulzim Maliqi.
Delegatë u zgjodhën:
1.Refki Kryeziu
2.Haki Latifi
3.Pjetër Zalli
4.Abdyl Zeka
5.Prekë Buzhala
6.Skender Berisha
7. Ramiz Gashi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat