Ne Berlin mbahet kuvendi i përgjithshëm i Nëndegës së LDK-së

Diaspora

Ne Berlin mbahet kuvendi i përgjithshëm i Nëndegës së LDK-së

Më: 12 prill 2015 Në ora: 10:01

Në kuvendin e radhës së LDK- së mbajtur më 10 prill në Berlin kjo nëndegë ka zgjedhur organet e saja.

Zgjedhja e kryesisë së re është edhe krijimi i bazës legjitime dhe përkon me dinamikën e paraparë nga kryesia e kësaj nëndege dhe zhvillimeve aktuale në qendër (Kosovë).

Në këtë frymë demokratike kuvendi zgjodhi kryesin e re të nëndegës në këtë përbërje: Mr.sc. Sami Blakaj, kryetar, Azem Zemaj, nënkryetar, Bujar Nezaj, sekretar dhe Gëzim Hodaj, arkatar. Ndërsa Shtjefën Përdedaj, Beqë Isufaj, Islam Qoqaj, Ilir Duraj dhe Zeka Qoqaj, u zhgjodhën anëtar të kryesisë. Poashtu kuvendi zgjodhi edhe delegatët për kuvendin zgjedhor të degës së LDK-së në Gjermani që do mbahet me 3 maj 2015.

Nëndega e LDK- së në Berlin deri tani ka patur rol kyç në organizimin e mërgatës shqiptare në Berlin. Kjo nëndegë edhe sot vazhdon të ruaj dhe kultivoj lidhjen me bashkatdhetarët e vet në Berlin me qëllim të ruajtjes së lidhjeve kulturore, ekonomike dhe sociale të diasporës më Kosovën.

Megjithatë edhe përkundër aktivitetit të pasur të kësaj nëndege, shqetësim dhe kërkesë e vazhdueshme anëtarësisë së gjerë të kësaj nëndege, rrjedhimisht bashkatdhetarëve në Berlin mbetët institucionalizimi i mësimit plotësues në gjuhën shqipe dhe vënia e tij mbi baza profesionale.

Një kërkesë e tillë u pranua edhe nga kryesia e re e nëndegës, e cila i premtoj anëtarësisë së saj se një nga prioritet e kësaj nëndege do të jetë bashkëpunimi i ngusht me kryesin e LDK-së në Prishtinë dhe se bashkarisht do punojn në jetësimin e mësimit plotësues shqip në mërgatë.

Përveç kësaj, kryetari i ri i nëndegës, z. Sami Blakaj u zotua se në përputhje me programin qeverisës të LDK-së do të angazhohet edhe ne krijimin e mundësive për votim të diasporës, sipas praktikave te vendeve evropiane, sikundër që do të angazhohet në zhvillimin e komunikimit institucional në mes të diasporës dhe Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat