Bashkëkombësit më japin vullnet ta ngrisim zërin për drejtat tona në Zvicër!

Diaspora

Bashkëkombësit më japin vullnet ta ngrisim zërin për drejtat tona në Zvicër!

Nga: Intervistoi: Dafina Xhemaj Më: 1 prill 2015 Në ora: 17:06

“Sot jam kandidat, jo vetëm që jam i vetmi shqiptar nga Ballkani, por edhe i vetmi i huaj në Winterthur që garon për parlamentin kantonal dhe atë nacional”, thotë Bunjaku.

Shqiptarët janë duke bërë bum me pjesëmarrjen e tyre në politikën zvicerane. Si asnjëherë më parë ata ia kanë mësyrë politikës, dhe në këtë mënyrë hyrjes në institucionet ligjvënëse, kryesisht në nivelin komunal, por edhe në atë kantonal e nacional. Qendrat kryesore politike të cilat synohen janë edhe qytetet dhe kantonet ku shqiptarët janë më të përqendruar, si Gjeneva dhe Cyrihu. Njëri prej tyre, që ia ka mësyrë politikës, në një moshë relativisht të re, si shumica e kandidatëve shqiptarë në zgjedhje e prillit dhe të tetorit, është edhe Blerim Bunjaku është kandidat shqiptar për deputet në Kantonin e Cyrihut dhe ministër kantonal të Cyrihut, në zgjedhjet e 12 prillit 2015 si dhe në zgjedhjet e tetor të këtij viti. Bunjaku, është në listën e partisë EVP në Asamblenë Komunale të Winterthurit.
Ai premton se do të punojë jashtëzakonisht shumë, që shqiptarët të mos prezantohen si të paintegruar, pa kredibilitet, dhe se tashmë këtë është duke e bërë edhe gjatë fushatës, duke prezantuar sukseset e shqiptarëve në Zvicër në fusha të ndryshme.

“Bota sot”: Kush është dhe me çka merret Blerim Bunjaku?

Blerim Bunjaku: Kam lindur në Kamenicë të Kosovës në vitin 1978. Po të njëjtin vit bashkë me familjen kemi migruar në Zvicër, ku prej vitesh edhe veproj në qytetin e Winterthurit. Pas mbarimit të shkollimit këtu në Zvicër, udhëheq me sukses kompaninë time private të IT-s. Jam i martuar dhe kam dy fëmijë. Vitin e kaluar jam zgjedhur nga qytetarët e Winterthurit për katër vitet e ardhshme përgjegjës i shkollave në Winterthur dhe jam në bordin e udheqësisë të Partisë EVP. Përvojën dhe suksesin tim në fushën e biznesit dhe informatikës dëshirojë ta sjellë edhe në politikë. Sot jam kandidat, jo vetëm që jam i vetmi shqiptar nga Ballkani, por edhe i vetmi i huaj në Winterthur që garon për parlamentin kantonal dhe atë nacional të vendit. Përkrahja maksimale nga bashkëkombësit dhe të të tjerët më jep vullnet, por edhe obligim që ta ngrisim zërin për drejtat tona në përgjithësi në Zvicër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat