Qeveria do të heqë pagesën kufitare për bashkatdhetarët

Diaspora

Qeveria do të heqë pagesën kufitare për bashkatdhetarët

Më: 1 prill 2015 Në ora: 16:51

Ky vit do të jetë më pak i kushtueshëm për bashkatdhetarët tanë që zgjedhin të vijnë me vetura, kjo pasi që qeveria shumë shpejtë do të heq pagesën prej 35 euro që njihet si kartoni i gjelbër.
Kjo çështje është ngritë në mbledhjen e komisionit për Buxhet dhe Financa, ku kryetari i këtij komisioni, Naser Osmani ka thënë se janë duke i shikuar të gjitha mundësit ligjore që kjo pagesë të hiqet. Ai po ashtu ka thënë se ekziston baza ligjore dhe se për këtë është konsultuar me guvernatorin e Bankës Qendrore nga i cili ka kuptuar se ka mundësi ligjore.

Ai ka thënë se kompanitë e sigurimit janë ato që kanë prishë marrëveshjen me Byronë e Kartonit të gjelbër. Për këtë iniciativë janë pajtuar edhe anëtarët e komisionit. Po ashtu, në këtë komision është bërë e ditur se në vendimin e qeverisë për ndryshimet e akcizës në vendimin e kryeministrit ka qenë një gabim teknik ku nuk është theksuar se me ndryshimet e fundit në akcizë është heq akciza për importin e veturave të reja.

Osmani: Kompanive nuk iu konvenon marrëveshja për kartonin e gjelbër

“Këta të kompanive të sigurimit është e pamundur sepse edhe në prag të nënshkrimit të një marrëveshje me Byronë e Kartonit të gjelbër kompanitë e tona e kanë prish vetëm mos me u arrit ajo marrëveshje për arsye se atyre nuk iu konvenon. Unë këtë vetëm e hapa për me ju tregu një iniciativë që tani ta shikojmë sot që t’i grumbullojmë këto mundësi ligjore që bëhen dh eta fillojmë një procedurë me duket që do të ishte shumë korrekte që i përmenda”, ka thënë Osmani.

Ai po ashtu ka thënë se kjo që iu bëhet bashkatdhetarëve tanë është e padrejtë ku ka treguar se çdo vit Kosova nga remitancat përfiton të hyra 600 deri në 700 milionë euro. Ndërsa, sipas tij nuk është në rregull që këtyre njerëzve të iu merret 35 euro në kufij e që krejt kjo është një vlerë 1 deri në 2 milionë euro.

Po ashtu, komisioni me disa vërejtje kamiratuar raportin vjetor të punës së Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik(OShP), si dhe ka miratuar raportin vjetorë të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP).

Osmani e ka pyetur kryetarin e bordit të OSHP-së, Hysni Hoxha për tenderin e policisë i cili ka kërkuar të di se si është lejuar tenderi në vlerë prej 2 milionë euro më i shtrenjtët se sa ofertuesit e tjerë.

Kryetari i OSHP-së, Hysni Hoxha ka thënë se për nga ankesat Policia e Kosovës e zë vendin e dytë.

Hoxha: Operatori ka qenë i pa përgjegjshëm

“Operatori UNIKAT nga Peja i cili ka qenë i pa përgjegjshëm i cili nuk i ka plotësuar specifikat teknike dhe i cili ka kërkuar që të anulohet tërë aktiviteti i prokurim jo të kthehet në rivlerësim…Kështu që kjo aneks e operatorit ekonomik UNIKAT ka qenë në kundërshtim me nenin 4 pika 1.26 të ligjit të prokurimit publik për arsye se ai nuk ka mund ta dëshmoj interesin e tij material”, ka thënë Hoxha.

Po ashtu, komisioni për buxhet dhe financa kanë miratuar projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të përmirësuar pajtueshmërinë e rregulloreve tatimore në nivel ndërkombëtar dhe zbatimin e rregulloreve FACTA. Po ashtu, ky komision ka proceduar në seancë edhe buxhetin e Komunës së Prishtinës të vitit 2015.

Ky komision ka vendosur që edhe kërkesa eqytetarëve për plotësim ndryshim të ligjit mbi financat publike të formohet një grup punues në mënyrë që të bëhet vlerësimi i kostos së kësaj kërkese. Po ashtu, komisioni ka procedura për seancë edhe projektligjin për mbikëqyrjen elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me Vendim të Gjykatës ose të panelit për lirim me kusht, dhe Amendamenteve të Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit. Dhe projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-51 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik dhe Amendamenteve të Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit. /P.Musa/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat