Takimi me Kandidatët për Asambletë Komunale të Gjenevës, ngjarje e shënuar

Diaspora

Takimi me Kandidatët për Asambletë Komunale të Gjenevës, ngjarje e shënuar

Nga: Arif Ejupi Më: 1 prill 2015 Në ora: 10:16

Komuniteti Shqiptar i Gjenevës ka bashkuar të hënën në mbrëmje në një nga sallat e “École de Vernier-Place” të Gjenevës pjesën dërmuese të kandidatëve me origjinë shqiptare, të cilët në zgjedhjet e 19 prillit të këtij viti konkurrojnë për pozitën e Këshilltarit në disa nga komunat e Gjenevës. Tubimin e ka hapur Kryetari i Komunitetit Shqiptar të Gjenevës inxh. Ali .Sh. Mehmeti.

Ai në fillim të fjalës së tij u ka dëshiruar mirëseardhje të gjithëve, duke i uruar secilit sendërtimin e ëndrrës së tij. Pastaj z. Mehmeti ka sqaruar se ky tubim qëllim të vetëm ka njohjen e bashkatdhetarëve tanë me të 19–të kandidatët me origjinë shqiptare dhe me programet e partive të tyre. Komuniteti Shqiptar si organizatë jofitimprurëse dhe apolitike, askujt nuk i imponon votimin e individ ëve apo ndonjë subjekt partiak. Zgjedhja i mbetet si vullnet i lirë qytetarit. Ai votën e tij të e çon kah kandidati apo partia të cilën e konsideron si kredibile dhe si përfaqësuese të denjë të interesave të tij ka thënë z. Mehmeti. Pastaj në podium janë shfaqur sipas renditjes të nominuarit për asamblistë nga partitë e tyre përfaqësuese.

Gëzim Ilazi, studenti 21 vjeçar i pozicionuar në krye të listës nga Partia Socialiste – dega Vernier në Gjenevë është shprehur: Gjuhën amtare të përvetësuar kaq mirë ua atribuoi si meritë prindërve të mi, të cilët krahas mësimit të rregullt më angazhuan në shkollën shqipe.

Ndërkaq, Gjenevën e ndjej me shpirt si atdhe timin sepse këtu kam ardhur kur isha vetëm një vjeçar. Prandaj, për vendin që më rriti dhe më dha mundësi studimi dhe ecjeje përpara është krejt e natyrshme që të ndjej edhe detyrime. Zotohem se do t ë bëjë çmos që të jem në shërbim të të gjithë qytetareve të Vernies, njëlloj pa më shkuar asnjëherë mendja që dikujt t’i krijojë avantazhe të pamerituara. Në të kundërtën as që do ta synoja këtë pozitë.”
Leutrim Hebibi bashkëmoshatar dhe bashkëpartiak i Gëzimit thotë: “Unë si student i inxhinierisë këtu në shkollën e latë të Gjenevës, e kam studiuar në hollësi programin e socialistëve gjenevian dhe për dallim nga programet e partive t ë tjera rivale ky program më ka joshur dhe m ë ka mbushë me shpresë se është program i përsosur që shpie drejt arritjeve dhe avancimeve në të gjithë sektorët. Në rast fitoreje nuk do të mungojë ndihma ime në realizimin me përpikëri të projekteve të hartuara nga ana e socialistëve, të cilët edhe pretendojnë që ti përfaqësoj në nivelin komunal”.

Valdete Sopi arsimtare në një nga shkollat e Gjenevës, ende në vazhdim të mandatit të Këshilltares nga legjislatura e mëparshme në komunën Vernier të Gjenevës, thotë: edhe kësaj radhe do të provojë marrjen e një mandati të dytë, në mënyrë që mbetjen gjysmë të disa projekteve ta finalizojmë në periudhën e ardhshme katërvjeçare. Po ashtu edhe zonja Sopi është pjesë e Partisë Socialiste në qytetin Vernier të Gjenevës.

Ismet Kurteshi një socialist tjetër nga komuna Onex është i njohur nga të gjithë për punën e tij korrekte. Z. Kurteshi në diskutimin e tij ishte shumë i qartë. Ai tha: “Nuk dua të jem i zhurmshëm, prandaj as edhe s’do u lodhi me premtime e fjalë të mëdha. Atë që është në programet tona jam i sigurt se do ta jetësojmë”. Në rast fitoreje ky do të jetë mandati i dytë i z. Kurteshi.

Sami Gashi nga radhët e PDC-së, m ë pas doli n ë foltore, i cili është i njohur nga shqiptarë e vendas si i palodhshëm dhe i përpiktë në punë. Gashi tha: “Qëllim imi dhe i të tjerëve duhet të jetë lufta korrekte dhe e ndershme. Kurse fituesin le ta përcaktojë elektorati. Le të fitojnë të merituarit! Se vetëm kështu fiton demokracia! Partia të së cilës i takoj unë gjithmonë votën e ka cilësuar si të drejtë themelore të çdo qytetari. Çdoherë në partinë tonë do të luftojmë për mbrojtjen e vlerave njerëzore dhe begatimin e jetës së qytetarëve. Samiu në PDC është mjaft i respektuar ai më 6 tetor 2013, vetëm për pak vota pati mbetur jashtë Këshillit të Madh Kantonal të Gjenevës apo të ashtuquajturit Grand Conseil.

Muharrem Ahmeti në PDC bashkëvepron me Samiun. Ahmeti është edhe afarist, një njohës i shkëlqyer i lëmit të gastronomisë. Ahmeti kontributin e tij në zhvillimin e mëtejshëm të komunës ku jeton e sheh si të mundshëm nëpërmjet kësaj partie, dega në Vernier. Z. Ahmeti një burrë dyzetvjeçar edhe nga pamja mjaft serioz shprehet: “Në politikë nuk kam hyr ë formalisht. Në rast se do ta realizojë fitoren, detyrën e këshilltarit do ta kryejë si është më së miri”.

Uran Shabani, është nj ë emër tjetër afirmativ dhe që gëzon respekt në radhët e PDC-dega në Lancy. Ai me profesion është teknik i pajisjeve dhe instalimeve elektrike, q ë këtë parti e konsideron si parti të qendrës. Kurse programin e saj e çmon shumë sepse sipas z. Shabani kjo parti si vlerë universale e ka mbrojtjen e familjes si bërthamën kryesore të shoqërisë. Z. Shabani vetes ia ka krijuar sukseset vetëm me përkushtim në punë, ai është i vendosur që edhe në politikë të jetë i tillë.

Granit Metushi me profesion infermier kandidaturën e tij e ka shtruar nëpërmjet Partisë së të Gjelbërtëve (Les Vertes) në komunën më të madhe të kantonit të Gjenevës, në atë të Vernier. Metushi modest tha: “Meqë në vendin ku punojë ka më tepër femra, do t ë bëjë përpjekje maksimale që ato në të drejta të jenë të barabarta me meshkujt në të gjitha nivelet”.

Prezantimin e këtyre kandidatëve e ka përcjellur me vëmendje edhe një numër i kënaqshëm i mërgimtarëve tanë që jetojnë dhe veprojnë në kantonin e Gjenevës. Disa nga pjesëmarrësit e këtij tubimi kanë shtruar edhe pyetje të shumta. Ku ne arritëm t’i veçojmë disa nga ato. Ajet Hyseni, politolog i diplomuar në Universitetin e Gjenevës, ka pyetur Sami Gashin pretendent për pozitën e Këshilltarit në qytetin e Gjenevës, se çfarë kushtesh do të ofrojë për sektorin e ndërtimtarisë PDC-ja e Gjenevës. Z. Gashi i dha këtë përgjigje: Në kuadër të Partisë kemi grupe të specializuara rreth këtyre çështjeve, të cilat konsiderojmë se sikur deri m ë tani edhe në të ardhmen do ta kryejmë punën e tyre me sukses duke krijuar favore të shumta në dobi të ndërtimtarëve”.

Regjisorja dhe këngëtarja e mirënjohur Mira Bregu ka qenë e përqendruar tek problemet e mësimit plotësues të gjuhës shqipe. Ajo ka kërkuar shpjegime nga zonja Valdete Sopi, rreth asaj se çfarë ka bërë Bashkia e komunës Vernier në mbështetjen e mësimit plotësues të gjuhës shqipe. Zonja Sopi, e cila ende ushtron funksionin e Këshilltares në këtë komunë nga mandati i kaluar, tha se çështja e mësimit të gjuhës së origjinës trajtohet njëjtë për të gjitha komunitetet e kësaj komune. Kurse ngritja e cilësisë së këtij mësimi adresë duhet ta ketë vendin e prejardhjes. Ministria e Arsimit të Kosovës dhe ajo e Shqipërisë në mungesë të kuadrit përkatës duhet të ofrojnë ndihmë duke angazhuar mësimdhënës të kualifikuar. Këtë problem komuniteti spanjollë, portugezë, dhe ai italianë e kanë të rregulluar qysh herët.

Shpjegime shtesë ka dhënë rreth këtij problemi edhe z. Gëzim Ilazi, i cili në cilësinë e sekretarit të LAPSH-it të Gjenevës, ka pohuar se shkolla shqipe gjatë vitit që shkoi është ndihmuar nga Komuna e Vernier me tetë mijë franga. Gjithashtu të pranishmit janë njoftuar nga z. Ilazi se në vazhdën e kësaj ndihme kjo komunë ka vu në dispozicion të nxënësve shqipfolës edhe klasat për mbajtjen e orëve të mësimit plotësues të gjuhës shqipe, në të njëjtat objekte ku zhvillohet edhe mësimi i rregullt në gjuhën frënge. Ndërkaq Vehbi Kryeziu, i specializuar në fushën e teknologjisë dhe të informacionit ka porositur të gjithë kandidatët që në rast fitoreje besimin e dhënë nga votuesit ta kryejnë me përgjegjësi, se vetëm kështu do të jenë të respektuar së pari vetë ata dhe elektorati i tyre.

Kryeziu diskutimin e tij e ka përmbyllur me konstatimin se vendit, i cili në ditët më kritike u ka ofruar mikpritje dhe ngrohtësi shqiptar ëve, këto të mira duhet t’ia kthejmë me integrim të mirëfilltë, jo vetëm në sport e politikë por, në të gjitha fushat. Një çerek ore z. Ali Mehmeti si iniciues i këtij tubimi e kishte lënë në dispozicion për të shpjeguar mënyrën e votimit, posaçërisht për ata të cilët votojnë përherë të parë. Nëpërmjet pamjeve në ekran ai sqaroi çdo paqartësi. Tani secili person me të drejtë vote e ka të qartë procedurën e votimit. Dhe fare në fund nëpërmjet një aperitivi të organizuar nga Komuniteti Shqiptar i Gjenevës, u kalua në bashkëbisedim ku disa nga ata që kishin hezituar të shtronin pyetje gjatë debatit patën mundësin ë që këtë ta bëjnë nga kontakti sy me sy me të preferuarit e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat