LDK në Vilisau/LU zgjedh kryetar Fehmi Gagicën!

Diaspora

LDK në Vilisau/LU zgjedh kryetar Fehmi Gagicën!

Më: 31 mars 2015 Në ora: 18:54

LDK-ja në Zvicër po i mban zgjedhje partiake krahas LDK-së në Kosovë. Ajo ka mbajtur zgjedhjet në disa nëndegë në Zvicër, të cilat i prijnë zgjedhjeve për kryesinë e Degës. Së fundi në kuadër të zgjedhjeve në Degën e LDK-së në Zvicër, nëndega e LDK-së në Vilisau/LU, më 29.03.2015 mbajti kuvendin zgjedhor, njofton komisioni për informim i LDK-së. Në këtë kuvend u zgjodhën kryetari dhe kryesia prej 9 anëtarëve si dhe delegatët për kuvendin e Degës së LDK-së në Zvicër. Kryetar i nëndegës u zgjodh z. Fehmi Gagica, nënkryetar -Din Gashi, sekretar- Hamëz Fejza, anëtarë të kryesisë; Hasan Mula, Saim Tahiraj, Hamdi Rrustemi, Xhafer Hasani, Besim Krasniqi dhe Besim Hasani. Punimet e kuvendit i përcollën kryetari degës së LDK z. Haki Latifi, anëtarët e Kryesisë së Degës; Shaqir Shala, Ajet Avdyli, Xhelal Molliqaj dhe Rexhep Karakushi.
Delegatë për Kuvendin e Degës së LDK-së në Zvicër u zgjodhën: 1.Saim Tahiraj; 2.Martin Krasniqi; 3.Din Gashi; 4.Fehmi Gagica. BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat