Herolinda: Pres përkrahje shumë të fuqishme nga shqiptarët!

Diaspora

Herolinda: Pres përkrahje shumë të fuqishme nga shqiptarët!

Nga: Intervistoi: Dafina Xhemaj Më: 31 mars 2015 Në ora: 17:06

Tani kemi një situatë të re në politikën e Kosovës, LDK-ja për herë të parë pas çlirimit udhëheq me qeverinë, kanë filluar disa lëvizje që më bëjnë të ndjehem optimiste se gjërat do të lëvizin për së mbari.

22 Vjeçarja Herolinda Rexhepi, është pothuajse e vetmja shqiptare që garon për zgjedhjet nacionale, të cilat do të mbahen në tetor në Zvicër. Shqiptarja Rexhepi do të garojë me partinë Demokristiane, dhe se në këto zgjedhje ajo mbështetet edhe nga LDK-ja në Zvicër, e cila i ka disa kandidat në zgjedhjet e këtij viti.
Rexhepi në këtë intervistë dhënë gazetës “Bota sot”, tregon se CVP-PDC e ka zgjedhur si subjekt politik, i cili mbështetet në vlerat kristiane, dhe se do të jetë kandidate për Solothurnin, për deputetët e Parlamentit nacional të Zvicrës.

Herolinda merret me politikë qe tri vite. Ajo thotë se shikuar nga prizmi i politikës në Kosovë, sipas saj rryma që përputhet më shumë me konceptet e CVP-së është e LDK-së.

“Bota sot”: Herolinda pse pikërisht keni zgjedhur partinë e CVP-së, që t’i kyçeni politikës?

Herolinda Rexhepi: Mendoj se partia CVP ka vlera të mirëfillta, është parti e djathtë, parti që kryesisht mbështetet në familje dhe në vlerat e sajë në shoqëri.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat