Vogëlushja nga Kosova zgjidhet Miss përcjellësja 2015 në Texas

Diaspora

Vogëlushja nga Kosova zgjidhet Miss përcjellësja 2015 në Texas

Nga: Diana Bunjaku Më: 31 mars 2015 Në ora: 16:26

Llora çapkëne një fëmijë shqiptaro-amerikan, edhe pse është vetëm 4 vjeçare, ajo flet bukur dhe rrjedhshëm në dy gjuhët, si atë shqipe ashtu edhe angleze.

Ajo tha për “ Bota sot” se ndihet shumë e lumtur dhe një fëmijë i veçantë nga bashkëmoshatarwt e saj, për vetë faktin, se ajo ka dy flamuj, atë të USA, dhe të Kosovës, ngado që shkon me vete, dhe se në vendlindjen e babait të saj në Texas, ka përfaqësuar Kosovën, vendlindjen e saj.

“ Jam e lumtur që jam zgjedhur përcjellësja e Miss-it dhe vajza me buzëqeshje më të veçantë. Për këtë i falënderohem Zotit, që buzëqeshjen time, ma trashëgoi nga nëna dhe gjyshërit e mi nga Kosova” thotë Llora Williams, e cila shpreson se një ditë kur të rritet, do të merr pjesë edhe në prezantime tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat