Shqiptarë votoni njerëzit tuaj! Sot, komunat nesër Konfederatën!

Diaspora

Shqiptarë votoni njerëzit tuaj! Sot, komunat nesër Konfederatën!

Nga: Intervistoi: Dafina Xhemaj Më: 30 mars 2015 Në ora: 17:39

“Ka ardhur koha që edhe ne, komuniteti shqiptar, t‘i kemi njerëzit tanë në institucione komunale dhe kantonale e më vonë pse jo edhe konfederale”, thotë Hebibi.

Përfaqësimi i shqiptarëve në Diasporë tashmë nuk është i vogël, pothuajse në të gjitha vendet kemi shqiptarë me të cilët mund të krenohemi, e të cilët po na përfaqësojnë dinjitetshëm. Por, e veçanta e krejt kësaj është pothuajse në të gjitha kantonet e shtetit të Zvicrës shqiptarët i janë futur garës politike.

Është ky Leutrim Hebibi, 21-vjeçar, inxhinier në mikroteknikë, me origjinë nga komuna e Vitisë në Kosovë, i lindur, i rritur dhe i shkolluar në komunën e Vernierit të Gjenevës. Hebibi është njohës i mirë i të dyja kulturave, vendëse dhe shqiptare, i cili ka vendosur t’i hyjë garës për këshilltar në Komunën e Vernerit.
Në këtë intervistë dhënë gazetës së vetme shqiptare në diasporë “Bota sot”, Leutrimi na rrëfen për planet e tija në politikë, arritjet e tija pas disa vitesh.

“Bota sot”: Leutrim, më 19 prill, në komunën ku ju jetoni, Vernier, keni vendosur të kandidoni për këshilltar komunal për Partinë Socialiste, pse vendosët t’i futeni politikës?

Leutrim Hebibi: Duke biseduar me anëtarët dhe simpatizantët e partisë sociale, dhe me shumë bashkëkombëse të mi në komunën tonë Vernier, me kërkesën e tyre vendosa të kandidohem për këshilltar komunal. Me diturin dhe eksperiencën që e kam fituar gjatë shkollimit, do ta shndërroj në energji pozitive për t‘i mbrojtur dhe përfaqësuar interesat e të gjitha komuniteteve në komunë.

Po ashtu vendosa të kandidojë, sepse mendoj që ka ardhur koha që edhe ne, komuniteti shqiptar, t‘i kemi njerëzit tanë në institucione komunale dhe kantonale e më vonë pse jo edhe konfederale.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat