Ylfete Fanaj rizgjidhet në Parlamentin e Kantonit të Lucernit

Diaspora

Ylfete Fanaj rizgjidhet në Parlamentin e Kantonit të Lucernit

Më: 29 mars 2015 Në ora: 19:18

Ylfete Fanaj është rizgjedhur deputetet e Parlamentit të Kantonit të Lucernit, bëjnë të ditur të dhënat paraprake të publikuara nga Partia Socialdemokrate për zgjedhjet në Parlamentin e Lucernit.
Shqiptarja Fanaj e cila ka garuar për Partinë Socialdemokrate ka fituar 4.968 vota, të mjaftueshme që të hyjë për herë të dytë në Parlamentin kantonal.
Zgjedhjet janë mbajtur të dielën (sot), për parlamentin e Lucernit, i cili do të zgjedhë edhe qeverinë e re kantonale.
33 vjeçarja Fanaj (11 korrik 1982) është femra e parë shqiptare në Zvicër, e zgjedhur në një parlament kantoni dhe asamble komune.

Shqiptaro-zvicerania Ylfete Fanaj ka lindur në Prizren, Kosovë, dhe prej kohësh është e angazhuar në aktivitetet politike të Zvicrës. Më parë ajo ka qenë deputete në Parlamentin e Qytetit të Lucernit.
Ylfete Fanaj ka pas vetes një aktivitet të dendur jo vetëm në sferën e politikës por angazhimeve tjera në jetën shoqërore dhe organizatat tjera joqeveritare (ONG).
Ajo ka premtuar se do të punojë shumë për integrimin e shqiptarëve në Zvicër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat