Gjeneva ja "kthen" Trepçën Kosovës!

Diaspora

Gjeneva ja "kthen" Trepçën Kosovës!

Më: 27 mars 2015 Në ora: 22:09

Sikur në shume qendra kulturore e historike edhe në muzeun ndërkombëtarë ne Gjenevë ku janë prezent një numër i mineraleve te çmueshme nga vendet e ndryshme të botës, ne Gjenevë metropolin ndërkombëtar janë ekspozuara edhe pasuritë e Trepçës së Kosovës, të cilat fatkeqësisht deri tash figuronin apo prezantoheshin me mbishkrimin Serbia apo Made in Yougoslavie.

Dhe pikërisht për këtë padrejtësi afaristi i njohur ne Gjenevë Muahrrem (Remo) Ahmeti , njëherit kandidat potencial (PDC) i cili synon Asamblenë e komunës se Vernies i shoqëruar nga gazetari agjencisë se lajmeve “Presheva Jonë” ne Zvicër kane trokitur ne dyert e këtij muzeu te njohur ne Evropë duke kërkuar nga drejtuesit se muzeut ne fjalë, qe ky gabim te përmirësohet. Dhe kështu ndodhi.

Aty janë pritur nga z.Jacques Aver, drejtor Muzeut të Historisë Natyrore ne Gjenevë. I pyetur për historikun e këtij muzeu drejtori Aver është përgjigjur se “Muzeu i Historisë Natyrore të Qytetit të Gjenevës sivjet do të festojë se shpejti 200-vjetorin e saj institucional. Këto afate të ndryshme festive do të jetë mundësi për t’u kthyer në një të kaluar prestigjioze..

Me ketë rast sot Muharrem (Remo) Ahmeti nga Mitrovica, minatori më i ri i Trepçës nga “Trepça-Serbia” ktheu në “Trepça-Kosovë/Kosovo”. Për këtë akt historik ai është i kënaqur se Kosovës ju është kthyer realiteti, pa kapitullimit te Serbisë, ku Trepça historikisht dhe gjeografikisht i ka takuar gjithnjë republikës së Kosovës. “Prandaj, ne kërkojmë falje nga vizitoret dhe qytetaret nga Kosova dhe komuniteti shqiptare qe gjenden këtu ne Gjenevë, Zvicër apo ne rajon lidhur me këtë mbishkrim ne muzeun tonë ne Gjenevë me Trepça-Jugosllavia, që ka mbetur me shume si lapsus se sa për diçka tjetër. Ndoshta i tërë faji nuk është mbi ne, sepse për ketë gabim nuk na është kërkuar apo drejtuar deri tash askush nga Qeveria e Kosovës qofte ne rajon apo këtu, për çka ne falënderojmë juve, mysafire nga Mitrovica dhe Presheva qe ju ka renë ne sy dhe na e kenë bërë këtë vërejtje me vend. Pra, ne jemi mirënjohës. Prandaj, ne kërkojmë falje dhe nga sot do ta kenë aty Trepça-Kosovë» ka deklaruar drejtori i muzeut ndërkombëtar ne Gjenevë z. Aver.

Nga sot 27 mars 2015 ne muzeun ndërkombëtar ne Gjeneve jo me Trepça-Jugosllavia, as Trepça -Serbia” por Trepça -Kosova”

Ne katin e trete te këtij Muzeu ne Gjenevë, pikërisht ne sektorin ku janë te ekspozuara mineralet nga Gjeologji dhe mineralogjia dhe ka hetuar një gjë interesante dhe besa jo normale. Ne mineralet e Kosovës ne mbishkrimin «Trepça » shkuan “Trepça mine, Srbija apo Yugoslavia ?! Lidhur me këte drejtori i ri Jacques Aver i Muzeumit te Gjenevës duke kërkuar falje ka deklaruar se “këtë gabim nuk e kanë vërejtur dhe mbishkrimi “Trepça-Serbia” ka mbetur pa dashje aty qe vite me parë. Unë këtu jam drejtor i ri..”

Duke folur për numrin e vizitoreve ne këtë muze ndërkombëtar drejtori Avre ne vazhdim pohon se “ne mesin e shume vizitorëve kemi një numër te konsiderueshëm edhe nga radhët e shqiptareve nga Kosova apo Shqipëria qofshin këtu ne Gjeneve e Zvicër apo ata qe vijnë drejtpërdrejt nga Ballkani..”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat